Pilja: U përcoll letra të gjitha delegacionve që sërish të shqyrtojnë pranimin e Kosovës në Këshillin e Europës
Shefja e delegacionit sërb në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës (PSSE) Biljana Pantiq Pilja deklaron se u është përcjellë letër të gjithë shefave të delegacioneve në këtë institucion me lutjen që edhe një herë të shqyrtojnë propozimin për pranimin e Kosovës në Këshillin e Europës me rastin e diskutimeve të ardhshme rreth kësaj çështjeje para APKE, transmeton RTV.
Pilja tha se delegacioni sërb të martën edhe një herë kujtoi se Prishtina nuk ka formuar BKS dhe se nuk ka zgjidhur problemin e shpronësimeve të trojeve por dhe për situatën e sigurisë në Kosovë dhe kjo paraqitet si kundërargument.
Shtoi se sipas statutit të vetë organizatës, nëse Kosova pranohet në Këshillin e Europës, shkelen dy nene.
"Neni 3 dhe neni 4 parashikon që çdo shtet europian mund të bëhet anëtar i organizatës. Këtu është problemi pasi Kosova nuk është shtet europian, egziston qartë Rezoluta 1244 e KB dhe egzistojnë vende që janë anëtare e KE që nuk e njohin Kosovën si shtet të pavarur dhe këtu menjëherë hidhet poshtë neni 3", sqaron Pilja.
Kjo e fundit shton se neni 4 thotë se çdo shtet europian ku mbizotëron shteti ligjor dhe ku respektohen të drejtat dhe liritë e njeriut dhe pakicave, duhet të bëhet anëtar.
"Rreth çfarë të drejtash po flasim ne, kur keni problem popullsinë sëbe e cila i mbijeton shfarosjes në territorin e Kosovës e Metohisë nën regjimin e Albin Kurtit”, ka theksuar ajo.
Pilja për Tanjogun ka precizuar se letrat u janë përcjellë përfaqësuesve të vendeve që kanë njohur dhe ato që nuk e kanë njohur Kosovën.
“Nuk është letër uniform, por për çdokënd e të gjithëve dhe u jam lutur të qëndrojnë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, të mos shkelin normat e së drejtës ndërkombëtare dhe mbi të gjitha tërhoqa vëmendjen për detyrimin e Prishtinës prej marrëveshjes së Brukselit rreth BKS” tha Pilja.
Kjo e fundit shtoi se në letër ka paralajmëruar se nëse Kosova hyn në KE pa themelimin e BKS, egziston rreziku që BKS kurrë të mos krijohet çka do të ndikonte në dialogun e mëtejshëm mes Beogradit dhe Prishtinës e natyrisht popullsisë sërbe në Kosovë.
Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq mëngjesin e sotëm u përcolli letra liderëve europianë, kancelarit gjerman Olaf Sholc dhe presidentit francez Emanuel Makron, ndërsa Pilja tha se kjo është e rëndësishme sepse pasohet takimi i Komitetit të Ministrave të KE në mesin e majit ku duhet të merret vendimi final rreth pranimit të Prishtinës.
Ajo sqaron se ky është hapi pasues dhe se beson se presidenti Vuçiq në këtë mënyrë do të përfitojë nga të gjitha kontaktet e veta sesi të ndikojë tek zyrtarët europianë.
"Pikët e gjithë kësaj është hapi i radhës, Komiteti i Ministrave, ku egzistojnë disa shanse e gjithashtu besoj se presidenti Vuçiq bëri të qartë më në detaje. Në çdo rast, besoj se dhe ai për shkak të kontakteve të tij miqësore dhe personale, do të mund të ndikojë sigurisht tek disa zyrtarë europianë. Do të na ndihmojë përpara mbledhjes së ardhshme të Komitetit të Ministrave dhe se kjo mund të mos jetë as në rendin e ditës”, theksoi Pilja.
Kandidatura e Kosovës për anëtarësi në KE u pranua në seancën e prillit të vitit të kaluar. Atëherë kandidaturën e Prishtinës e mbështetën 33 nga gjithsej 46 shtete anëtare të KE. Shtatë vende ishin kundër, pesë abstenuan, ndërsa vetëm një nuk votoi.
Në fund të marsit të këtij viti, Komiteti Politik i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës i dha Prishtinës dritën jeshile për anëtarësi me të drejta të plota në këtë organizatë ndërkombëtare.
Me 31 vota pro, katër kundër dhe një abstenim, Komiteti aprovoi opinionin e raportueses për Kosovën Dora Bakojani, e cila i propozoi Këshillit të Europës që të ftojë Prishtinën të bëhet anëtare pa kushte shtesë.
Hapi i radhës do të jetë votimi për raportimin para Asamblesë Parlamentare me përbërje të plotë të martën e 16 prillit.
Vendimi final rreth pranimit të Kosovës në Këshillin e Europës, do t’a marri Komiteti i Ministrave në seancën në të cilën duhet të mbahet më 16 deri më 17 maj në Strazburg.
0 komentet