Policia kosovare në Mitrovicën e Veriut sekuestron parrullën me mbishkrimin “Zoti i paqtë, Krishti u lind”
Pjestarët e Policisë Kosovare kane sekuestruar në Mitrovicën e Veriut parrullën me mbishkrimin “Zoti i paqtë, Krishti u lind”, ku përfaqësuesit e Listës Sërbe tentuan t’a vendosnin në qendër të qytetit, raporton reporteri i Kosovo onlajn. Prej kryekomunarit Millan Radojeviq është kërkuar që të thirret urgjentisht në stacionin policor.
Pas bisedës që zgjati më shumë se një orë, në të cilën zyrtarët policorë theksuan se kishin urdhër për të mos lejuar vendosjen e parrullës, më shumë se 30 pjestarë të policisë e sekuestruan dhe e çuan në stacionin policor.
Ata gjithashtu kërkuan që në stacion të vinte kryekomunari i Mitrovicës së Veriut Millan Radojeviq, për të dhënë deklaratë në lidhje me këtë parrullë.
Radojeviq, si kryekomunar i Mitrovicës së Veriut, mori vendimin që në prag të Krishtlindjes në qendër të Mitrovicës së Veriut, të vendoset parrulla me përshëndetjen tradicionale "Zoti i Paqtë, Krishti u lind".
Veç Radojeviqit, në bisedë me policinë, anëtarët e Listës Sërbe, Igor Simiq, Ivan Zaporozhac dhe Nemanja Bishevac, kërkuan që policia t'u spegonte se çfarë ligji kishin shkelur dhe për çfarë është e ndaluar të vendoset kjo parrullë, por prej policisë morën vetëm përgjigje se ishin urdhëruar që ajo parrullë mos të vendosej.
0 komentet