Predrag Pantiq: Faleminderit popullit dhe Presidentit Vuçiq, po presim të vijë babai, kjo është dita më e lumtur për ne

Predrag Pantić.jpg
Burim: Kosovo Online

“Nuk ka njeri më të lumtur se ne tani, faleminderit të gjithëve, faleminderit popullit, faleminderit Serbisë, posaçërisht faleminderit Presidentit Vuçiq, presim që babai të vijë në shtëpi gjatë ditës”, tha për Kosovo Online Predrag Pantiq, djali i Dejan Pantiqit, i cili u lirua nga paraburgimi tre javor sot me vendim gjykate.

Predrag thotë se ata filluan të humbin shpresat, por se besonin se në fund të fundit padrejtësia do të parandalohej.

“Faleminderit popullit, faleminderit presidentit Vuçiq, na thirri tani, foli me nënën, jemi të gëzuar dhe ende në mosbesim sepse ngadalë po humbnim shpresat se çfarë do të ndodhë me babain tonë. Një avokat na thirri pak më parë dhe tha se kishte marrë vendim për paraburgimin shtepiak për babain tim, po të mos kishte qenë populli, të mos ishte përfshirë shteti dhe Presidenti Vuçiq, të mos kishit qenë ju nga media, kush e di se çfare do te kishte ndodhur me babin tim, nuk e di, a do ta hante errësira. Ne shpresonim që nje padrejtesi e tille nuk do te mund t'i ndodhte. Ne e presim të vijë gjatë ditës, nuk e di procedurën e saktë, por tani presim të vijë dhe gjithçka do të jetë më e lehtë tani”, na tha Predrag.