Protesta e sërbëve në Mitrovicën e Veriut: Për ne kjo urë është-simbol i mbijetesës

Protest u Severnoj Mitrovici
Burim: Kosovo Online

Sërbët e veriut të Kosovës kanë mbajtur sot në Sheshin Vëllezërit Milliq në Mitrovicën e Veriut protestë paqësore pas thënieve të Prishtinës se do të çelet ura kryesore mbi Ibër dhe njëzëri kanë thënë se nuk e pranojnë çeljen e urës pasi nuk ndihen të sigurtë. Ata kanë theksuar se protesta dhe mesazhet prej saj nuk janë thirrje për luftë por për paqe.

Protesta nisi në orën 11 në sheshin në afërsi të urës mbi Ibër. Mes të tubuarve kanë qenë dhe kryetarët e organeve të përkohshme të Mitrovicës së Kosovës, Zubin Potokut dhe Zveçanit-Ivan Zaporozhac, Sërgjan Vulloviq dhe Ivan Todosijeviq.

Tubuesit mbanin në duar mbishkrime "Në urë mbrojmë mbijetesën tashmë do të mbrohemi nga zhdukja", "Nëse Kurti çel urën, Kfor dhe Pesëshja do të jenë përgjegjëse" dhe "Ndërsa BE dhe SHBA shkruajnë deklarata, ne na dëbojnë".

I pari që i është drejtuar të tubuarve ka qenë ish gjyqtari i Gjykatës së Lartë në Mitrovicën e Kosovës Nikolla Kabashiq. Ai vlerësoi se ndaj popullit sërb veçanërisht në dy vitet e fundit ka startuar agresion shqetësues dhe grabitës. 

“Prej atëherë ka nisur seria e aksioneve në të cilën sërbët kanë humbur të gjitha kushtet  për të mbijetuar apo krijuar të gjitha kushtet që ata të ikin. Të gjitha aksionet e pushtetit të Albin Kurtit janë përqëndruar në spastrimin etnik të sërbëve” ka thënë Kabashiq.

Ky i fundit vlerëson se sot përsëritet situata e vitit 1999 kur sërbët u mblodhën pasi shteti në atë kohë nuk ishte i gatshëm t'i ndihmonte për të cilën nisën të vetëorganizoheshin

“Na duhet të vetorganizohemi për të mbijetuar dhe do t’ja arrijmë. Ura atëherë në fakt e ruajti multietnicitetin në Kosovë. pasi ky qytet dhe kjo urë kanë patur atë fat që në të është ndalur spastrimi etnik i sërbëve që zgjati në vitet 1999-2000. Për sërbët kjo urë është-simbol i mbijetesës“, ka thënë Kabashiq.

Komuna të uzurpuara

Ai bëri thirrje për unitet të sërbëve në Kosovë, veçanërisht në veri.

“Na duhet ose të organizohemi bashkarisht apo do të na përzënë një për një. Kam ku të shkoj, por nuk dua. Planifikova të qëndroj këtu dhe po këtu të vdes. Dhe askush nga Sërbia nuk mund të vijë të jetojë këtu, apo të shkollojë fëmijët e vet. Këtë na duhet t’a bëjmë ne, të mbështetemi tek vetja. Dhe për këtë të gjithë duhet të mblidhemi. Sepse për Sveçlën të gjithë jemi njësoj”, ka theksuar Kabashiq.

Çdo herë kur uzurpatorët në Komunë të mbajnë ndonjë mbledhje, do të vijmë këtu për t’a diskutuar, kështu që nëse nuk është në interesin tonë do t’a refuzojmë atë vendim sepse është jolegjitim, ka deklaruar ai.

“Komuna nuk mund të ketë fuqi sepse është ilegjitime dhe nuk përfaqëson njerëzit e këtushëm. Mesazhi është që të gjithë të përcjellin se ne me shqiptarët nuk kemi probleme. Ata punojnë këtu, nuk i ka prekur as një qime floku. Mirë për ta, mirë për ne. Rruga e pajtimit është në treg….Kjo duhet të na interesojë. Ekonomia duhet të na lidhë, ndërsa politika të na ndajë” ka thënë Kabashiq.

Kjo protestë, tha ai, është kundër masave të qeverisë aktuale në Prishtinë.

"Policia në veri ka dalë nga Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës. Arrestojnë punonjësit e ndërmarrjeve komunale... Arrestojnë njerëzit që ndërrojnë llamba në ndriçuesit e rrugëve. Kjo nuk është punë e policisë. Policia nuk duhet të spiunojë sërbët. Mendoj se ky është fillimi i diçkaje të re. Populli sërb duhet të paraqitet si subjekt politik që do të flasë me një zë ndaj Prishtinës, por edhe ndaj Beogradit” konkludoi Kabashiq.

Deri më sot 126 incidente në urë

Kabashiq ka thënë se deri më sot janë shënuar 126 konflikte serioze dhe sulme në urë me viktima në njerëz dhe shumë të lënduar.

“Kaq herë forcat e Unmik dhe Kfor kanë reaguar për të ndalur sulmet dhe okupimet në veri. Iniciativën e kanë ndërmarrë ata që mblidhen në komunë duke pretenduar se kjo është dëshira e të gjithë qytetarëve të Mitrovicës“, ka theksuar Kabashiq.

“Ne jemi në agresion ndaj dhe populli sërb nuk do t’a braktisë Kosovën. Ne duhet të qëndrojmë tek topi të ndërpresim vetkeqardhjen dhe të presim që dikush tjetër në vendin tonë të vijë këtu dhe të bëjë diçka. Jo", shtoi ai.

Mbështetemi tek vetja.

“Përsa i përket Sveçlës, ne për të jemi njësoj të gjithë“, ka thënë Kabashiq.

Ky i fundit ka thënë se tani "kthehemi në fillim të demokracisë".

"Ju ftoj në blebishit pasi tani jeni këtu. Ju pyes, kush është pro hapjes së urës. Çoni duart. Dhe po ju pyes se kush është për mos hapjen e urës. Të gjithë e çojnë dorën. Filmojeni këtë, ju gazetarë. Nuk është në interesin tonë që ura të hapet, nuk ndihemi të sigurtë. Si mund të flasësh për hapje të urës dhe flet për pajtim ? Nuk na paqëton dot askush. Liria e lëvizjes egziston, kjo është fjalë e gënjeshtërt. Përse nuk ka liri lëvizje në Gjakovë? Përse njerëzit tanë nuk munden të shkojnë në funerale në Gjakovë? Ku është aty liria e lëvizjes? Për çfarë liri lëvizje flasim kur ne në çdo pesë apo dhjetë metra na presin patrulla policore? Nuk jemi për hapjen e urës. Për këtë mundet të flitet vetëm në Bruksel", u është drejtuar Kabashiq tubuesve. 

Apel bashkësisë ndërkombëtare

Ai tha se komuna nuk është në duart e shumicës së qytetarëve por në duart e 300 të tillëve që janë sjellë.

"Janë sjellë forca speciale të cilët këtu punojnë kundër interesave sërbe. Kur të kemi institucionet dhe kur të çlirohemi nga këto filmime, do të jetë gjithçka ndryshe. Numri i policëve dhe pajisjet që ata kanë nuk është në proporcion me situatën. Shkalla e krimit është më e ulëta këtu. Sinqerisht besoj në atë që mund të mblidhemi, të gjejmë interes dhe të jemi bashkarisht. Bashkësisë ndërkombëtare i përcjell apel: Mos u dakordësoni me çfarëdolloj aksionesh në terren, pasi mund të çojë në dhunë. Siguria jonë është në diskutim. Nëse keni luftuar për të ruajtur multietnicitetin e Kosovës, tani këtë duhet t’a ruani”, ka theksuar Kabashiq.

Ky i fundit i’u lut udhëheqësisë në Sërbi që të vazhdojë me ndihma, që ato të jenë të drejta dhe të barabarta.

“Edhe një lutje për Sërbinë: Duhet të na dëgjoni, mund të mos jeni dakord me ne, por ne kemi të drejtë t’a themi këtë. Kam frikë se ndonjëherë nuk keni pamje të drejtë për çka po ndodh. Na dëgjoni” tha ai.

Mur i heshtur

Gazetarja e "Jedinstvo" Rada Komazec ka thënë se "kur jeni në anën e të vërtetës dhe të drejtës, nuk keni përse të trembeni". Në faqet e Jedinstvos është shkruar historia e Kosovës të cilën askush nuk mundet ta fshijë, ka thënë ajo dhe ka kujtuar se ajo gazetë u dëbua nga Prishtina në vitin 1999 dhe e gjithë prona u zaptua.

"Më kot shkrimet tona drejtuar organizmave ndërkombëtare pasi hasëm në mur heshtjeje” ka kujtuar Komazec.

Pasi kanë gjetur strehim, janë dëbuar, siç thotë ajo nga ndërtesa në Mitrovicë.

“Kemi bërë takime të kota me Kfor, me Unmik, vetëm na shikonin dhe ngrinin supet”, ka thënë Komazec.

Ne këtu dhe tanët jemi autoktonë dhe u shtrijmë dorën shqiptarëve që të jetojnë në paqe, shtoi ajo.

Ajo tha se nuk ka të drejtë të heshtë për shkak të gjithë atyre gazetarëve që janë vrarë apo sulmuar në Kosovë.

"Tani duan të hapin urën në të cilën ndodhën mijëra sulme etnike" theksoi Komazec.

Sërbët e kujtojnë edhe 13 shkurtin e vitit 2000, kur më shumë se 40.000 shqiptarë nga Mitrovica jugore, nën emrin e një marshi paqeje, donin të merrnin dhe sulmonin pjesën veriore sërbe, kujton ajo dhe shtoi se KFOR francez e pengoi atë sulm.

"I’u lutemi autoriteteve të Prishtinës që të rishqyrtojnë vendimet e tyre, sepse dimë se ata kanë urdhëruar këshilltarët ilegalë në Kuvendin e Komunës së Mitrovicës së Veriut që të marrin vendim të tillë. I lutem gjithashtu dhe bashkësisë ndërkombëtare që të ndalin planin djallëzor të Prishtinës", tha Komazec duke vlerësuar se bëhet fjalë për taktikë të vjetër ku nuk do të vetlargohen sërbët.

Goditja e fundit për të gjithë sërbët

Pensionistja Dushanka Vllahoviq ka thënë se në emër të pensionistëve se mes tyre mbretëron frika dhe pafuqia. 

"U mbyllën postat, ndalën dinarin dhe me këtë rast dhe ne jemi mbyllur këtu. Duhet të shkojmë në Rashkë që të tërheqim pensionet. Askush nuk na pyet sesa janë shpenzimet. Shqetësohemi për të ardhmen e familjeve tona. Me çeljen e urës frika veçse do të shtohej. Nëse Kfor dhe bashkësia ndërkombëtare hap urën, atëherë u kanë dhënë leje për spastrim etnik. Të gjithë e kujtojmë se çfarë ndodhi në urë. Kjo pas heqjes së dinarit do të ishte goditja finale për të gjithë sërbët. Apeloj për unitet sesi të kapërcjelmë këto ditë të vështira", ka thënë Vllahoviq.

"Hapja e urës-persekutim i ri"

Drejtori i Postës në K&M Ivan Millojeviq ka thënë se vinte prej stacionit policor ku pikërisht dje mbaroi me dëgjesën pas ditës së djeshme të vështirë.  

"Mbyllën postat në veri dhe pres që t’a bëjnë dhe në jug. Prej tyre vetëm mbyllje presim, do të ishim më me fat sikur të mbylleshin vetë. Por ne këtë nuk mundemi t’a bëjmë për veten dhe të parëve tanë. Duan të hapin urën. Unë si drejtor i Postës shikoj se mënyra e vetme është të qëndrojmë së bashku dhe të përballemi me të. Unë e di se çfarë duhet të bëjmë dhe shumë prej jush nëse Kurti hap urën. Do të qëndroj i qetë dhe demokratikisht do të ulem në asfalt pastaj le të na arrestojnë. Me hapjen e urës na pret vetëm persekutim i mëtejshëm.
Kur morën masa për ndalimin e dinarit, kishim linjë të rregullt nga Graçanica deri në Gorazhdevc dhe në furgon kishte të holla për sërbët dhe shqiptarët. Arrestuan dy punonjës, traumatizuan kolegen tonë. A e dini se cili nen i’u ngarkohet? Pastrim parash, ndonëse ato hynin legalisht në vend. Dhe mua më akuzuan, u thashë që kam marrë përgjegjësi personale për gjithçka, qëndroj para punonjësve të mi. Nëse duhet ndokush të ngarkoni penalisht, le të më ndjekin mua, mund të shkoj në burg nëse duhet”, tha Millojeviq.

Thirrje për paqe

Profesori i historisë nga Fakulteti Filozofik i Universitetit të Mitrovicës së Veriut Lluka Jovanoviq tha se është e trishtueshme të shikosh sesi sërbëve në Kosovë me vite u grabiten kishat dhe manastiret e tyre, u ndalohet dhe u hiqet e drejta për të punuar dhe liria e lëvizjes, u janë privuar të drejtat për jetë.

“Po na grabisin pronat në Lleposaviq dhe Zubin Potok dhe thonë se paraardhësit e tyre i kanë lënë në Ujman. Dhe më e rënda është se na vrasin dhe arrestojnë vëllezërit tanë. Historia nuk na ka mashtruar kurrë, kur tirania është kështu, është shenjë se është drejt fundit”, ka thënë Jovanoviq.

Ai shtoi se hapja e urës kryesore në Ibër do të lëvizte kufirin e unitetit dhe historisë sërbe.

“Si do t’i shikojmë në sy nesër fëmijët e Jelena Tuçevit apo nipërve të Borivoje Spasojeviqit, të cilët u vranë brutalisht kur shqiptarët tentuan të spastrojnë etnikisht Mitrovicën e Kosovës. Ndaj nuk mundemi të heshtim dhe të presim që dikush t'i zgjidhë problemet tona. Nëse sot dhe ditët pasuese do të heshtim, nesër do të na hyjnë në shkolla, do të pushtojnë kishat dhe manastiret dhe do të na hyjnë në spitale. Më e keqja është se fëmijët tanë nesër nuk do t’a dinë kush janë, çfarë janë dhe nga janë. Dhe vetëm për këtë, por edhe për shkak të atyre njerëzve ku para 20 vitesh qëndruan për baballarët dhe vëllezërit tanë dhe mbrojtën këtë qytet që ne sot të mund të qëndrojmë dhe të bëjmë të njëjtën gjë si ata, që fëmijët tanë të luajnë në këto rrugë si ne”, ka theksuar Jovanoviq.

Ky i fundit i’u referua fakteve historike dhe tha se protesta dhe mesazhet prej saj nuk janë thirrje për luftë, por për paqe.

"Kjo nuk është thirrje për luftë. Kjo është thirrje për paqe, për bisedë, bashkëjetesë dhe marrëveshje. Nuk jemi ata që kemi bërë thirrje për luftë. Kurti dhe Sveçla po bëjnë thirrje për luftë sepse kanë frikë nga paqja me popullin sërb. Në këtë paqe Mitrovica e Kosovës është qyteti me më shumë fëmijë, me më shumë studentë. Në këtë paqe Mitrovica e Kosovës është qytetii të gjithëve dhe për të tillë Mitrovicë ne po luftojmë” konkludoi Jovanoviq.