Radakoviq: Në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB për Kosovën, UNMIK u përpoq të zbusë situatën

Radaković
Burim: Kosovo Online

Drejtori ekzekutiv i Qendrës për përfaqësimin e kulturës demokratike, Dushan Radakoviq, tha se UNMIK-u ka tentuar ta zbusë situatën në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara gjatë prezantimit të raportit për Kosovën.

Radakoviq ka theksuar se në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së është parë edhe një herë dallimi në qëndrimet e Beogradit dhe Prishtinës.

“Ne kemi mundur të shohim dallimin krejtësisht diametral në mes pikëpamjeve të Gjuriqit dhe Gërvallës, madje kemi parë një këndvështrim të zbutur të UNMIK-ut për të gjithë situatën. Të gjithë e dimë se situata është shumë e keqe, se ka një përshkallëzim të madh, se është një çështje orëve, jo ditëve, as muajve, kur mund të çojë në një incident”, tha Radakoviq.


Siç shtoi ai, derisa pala serbe fliste për problemet e serbëve në Kosovë, fokusi i Prishtinës ishte në Beogradin, pa përmendur gjendjen e keqe në veri.

“Në seancë është paraqitur një dallim diametral, ku pala serbe ka folur për problemet, sulmet, ngacmimet seksuale në veri, ndërsa në anën tjetër Prishtina gjithnjë e më shumë dëshiron të flasë për Beogradin dhe nuk e shikon situatën në Mitrovicë dhe në atë se si politizohet policia, ku këtë e pranojn edhe ndërkombëtarët”, theksoi bashkëbiseduesi ynë.

Sipas tij, të gjithë në seancën e KS të OKB-së kanë paraqitur pasqyrën e tyre të gjendjes reale, por ajo që është e rëndësishme është se UNMIK-u u përpoq ta zbuste situatën e rëndë.

“Është paraqitur një pasqyrë reale e situatës dhe secili e ka paraqitur në mënyrën e vet, por mendoj se UNMIK-u është munduar ta zbusë gjithë situatën edhe pse është shumë e vështirë”, ka përfunduar Radakoviq.