Radiq: Kurti po e përdor “faktorin serb” si mjet në fushatë

Aleksandar Radić
Burim: Kosovo Online

Analisti ushtarak Aleksandar Radiq ka vlerësuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke ngritur vazhdimisht tensione për një konflikt të mundshëm, në fakt po përdor “faktorin serb” për të fituar votuesit në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

“Çështja e brendshme politike për autoritetet e Prishtinës po ngre tensione. Nuk ka rrethana reale në të cilat mund të imagjinohet radikalizimi i situatës përballë KFOR-it, nën presionin e një faktori të huaj. Prandaj, Kurti mundet në mënyrë relativisht të padëmshme, në kontekstin e pasojave ndërkombëtare, përmes presionit mediatik dhe demonstrimit të forcës në terren, të krijojë një imazh se si kërcënohet Prishtina dhe të përpiqet të arrijë disa efekte që duhet të pasqyrohen dhe shihen në votimi e shkurtit”, tha Radiq për Kosovo online.

Sipas tij, retorika e intensifikuar e luftës, si dhe “fërkimi i armëve” janë edhe rezultat i faktit se për Kurtin “faktori serb” është mjet për të fituar mbështetje.

“Kurti, natyrisht, lexon raporte çdo ditë, analizon opinionin publik dhe një nga mjetet e pakta që i shërben atij në ngritjen e mbështetjes është në fakt ‘faktori serb’. Përderisa ajo histori është në ajër, përderisa ka një çështje të pazgjidhur të marrëdhënieve me Serbinë, Kurti, kur ka nevoj, mund të ngrejë tensione”, thekson Radiq.

Ai shton se në një situatë ku Perëndimi po monitoron nga afër situatën në Ballkan, ngritja e tensioneve është e mundur vetëm përmes bisedimeve për forcimin e gatishmërisë luftarake të Kosovës.

“Kur mesazhi nga të gjitha palët relevante është i qartë se nuk duhet të ketë turbulenca, atëherë flitet për armët, për FSK-në, çfarë mund të bëhet. Dhe sigurisht që rritet tensioni dhe llogaritet se atyre që do ta votojnë Kurtin do t’i shtohen edhe disa vota”, saktëson Radiq.

I pyetur se kujt i dërgon Kurti mesazhe të tilla, ky analist ushtarak u referohet gjeneratave që kanë jetuar në Jugosllavi dhe Serbi.

“Këta janë njerëz që kanë kaluar prej kohësh moshën pesëdhjetë vjeçare, duke shfletuar kanalet në televizion dhe ende jetojnë në një sistem vlerash të trashëguara”, shpjegon Radiq.