Radojeviq: Protesta për kërcënimet nga Prishtina, mbrojmë të drejtat e të gjithë serbëve në Kosovë

Milan Radojević
Burim: Kosovo Online

Millan Radojeviq, anëtar i Shtabit të Krizave të Mitrovicës së Kosovës, tha se arsyeja e protestës, e cila është caktuar për sot në ora 12:00, janë kërcënimet e fundit që vijnë nga Prishtina dhe nga Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe Kryeministrin Albin Kurti, i cili tha se barrikadat mund të hiqen me viktimat, transmeton RTS.

“Ky është kërcënimi i fundit që na vjen nga Prishtina, pos qindra të tjerëve që marrim prej tyre çdo ditë. Sot duam të tregojmë fytyrat e mjekëve tanë, profesorëve, infermierëve, teknikëve, nënave, baballarëve që Kurti dëshiron të sulmojë dhe të likuidojë. Këto janë kërcënime serioze. Sot duam të tregojmë fytyrat tona, sa prej nesh jemi atje, për çfarë po luftojmë dhe çfarë po mbrojmë. Ne nuk po mbrojmë vetëm jetën në veri të Kosovës, por ne po mbrojmë të drejtën e serbëve për t'u kthyer, të drejtën e KPS-së për të kultivuar tokën e Deçanit, për alfabetin cirilik, ne mbrojmë të drejtat e të gjithë serbëve në Kosovë”, thekson Radojeviq.

Ai thekson se gjatë kohës sa ishin në institucione i kanë ezauruar të gjitha mundësitë që kanë pasur me dialog politik dhe institucional.

“Kemi apeluar edhe tek përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare se veprimet e bëra nga Prishtina janë të paqëndrueshme dhe do të na çojnë në këtë nëse vazhdojnë. Këtë e theksuam edhe në takimin e fundit me z. Eskobar në hapësirat e komunës së Mitrovicës Veriore. E kemi thënë qartë se nëse vazhdohet me lëvizjet e njëanshme të Prishtinës do të jetë takimi i fundit në atë godinë. Këto janë lëvizje të detyruara dhe populli nuk mund ta tolerojë më, arrestime të reja të bashkëqytetarëve tanë, baza të reja në veri të Kosovës e Metohisë, uzurpimi i tokës private, këto janë gjëra që nuk mund të anashkalohen. Kjo ishte një lëvizje e detyruar. Barrikadat nuk janë ndonjë veprim, por reagim, nuk kanë për qëllim Prishtinën dhe shqiptarët. Janë ekskluzivisht mekanizëm mbrojtje për serbët në veri të Kosovës e Metohisë”, thekson Radojeviq.

Kërkesat, shton ai, janë të qarta.

“Kërkojmë lirimin e Pantiqit dhe Axhiqit, heqjen e listave të serbëve për gjoja përmbysjen e rendit kushtetues të Kosovës, tërheqjen e njësive nga veriu i Kosovës dhe mbylljen e katër bazave të sapoformuara në tokat e uzurpuara. Do të ketë protestë e madhe edhe sot, e cila do të mbledhë një numër të madh njerëzish nga Kosova e Metohia, jo vetëm nga veriu, të cilët do t'i mbështesin njerëzit që qëndrojnë ditë e natë nëpër barrikada”, thekson Radojeviq.

Ai thekson se komuniteti serb nuk është fajtor për përkeqësimin e marrëdhënieve.

“Dora jonë e bisedës dhe e pajtimit është ende në ajër dhe duhet të kemi një bashkëbisedues. Ne nuk kemi pasur bashkëbisedues në Prishtinë. Të gjitha lëvizjet që ka bërë Prishtina kanë pasur për qëllim cenimin e paqes dhe stabilitetit, jo vetëm në veri, por në gjithë Kosova e Metohia. Si rezultat i asaj politike shkatërrimtare të Kurtit, sot kemi këto barrikada që janë vërtet të detyruara”, thotë Radojeviq.