Rajiq: Kurti do të tentojë të provokojë konflikt që të rekrutojë forcërisht sërbët nëse vendoset shërbimi i detyruar ushtarak
Analisti gjeopolitik Predrag Rajiq ka thënë për Kosovo onlajn se i trembet provokimit konfliktual me Beogradin nga ana e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti e kështu forcërisht të rekrutojë sërbët në rastin e vendosjes së shërbimit të detyruar ushtarak.
"Jam i sigurt që sërbët në K&M në periudhën pasuese do të përballen me seri të ndryshme presionesh. Është e sigurt, pra, që ata nuk e njohin shpalljen e pavarësisë së njëanshme të K&M, ashtu sikurse është e sigurt që Kurti do të bëjë gjithçka për të provokuar konflikt. Nuk dyshoj se ai nëse merr vendimin për vendosjen e shërbimit të detyruar ushtarak dhe nëse realizohet ajo që thuhet në Prishtinë, do të dëshironin provokimin e konfliktit me sërbët e kështu që do të tentojnë t'i rekrutojnë me forcë. Ata këtë do t’a refuzojnë, ndërsa ai do të donte që këtë t’a kalonte në konflikt me autoritetet e shtetit të Sërbisë dhe gjithçka qëllimshëm që pikërisht Beogradin t’a nxiste në konflikt me aleancën e NATO-s. Ky është pak a shumë qëllimi i tij prej fillimit dhe ai nga kjo nuk tërhiqet. Na duhet mjaft mençuri dhe unitet në periudhën e ardhshme për t’a shmangur këtë kurth”, tha Rajiq.
Siç thekson ky i fundit forcimi i Forcave të Sigurisë Kosovare shkakton shqetësim të madh dhe kjo jo vetëm kur bëhet fjalë për Sërbinë, por edhe tek vendet e rajonit.
“Kurti ka treguar tashmë se ai ka pretendime ndaj Maqedonisë së Veriut, kështu që në Shkup mund t’a mendojnë këtë situatë. Ai ka edhe ambicie të caktuara politike në Shqipëri, por edhe në Mal të Zi. Veprimet e tij janë diçka që dëmtojnë interesat e Podgoricës, Tiranës dhe Shkupit dhe sigurisht dhe Beogradit. Kurti me të vërtetë po pozicionohet si një faktor përçarës në rajon”, theksoi Rajiq.
Bashkëbiseduesi ynë ka theksuar se vetë formimi i FSK në këtë formë në të cilën egziston është në kundërshtim me të gjitha rregulloret dhe dispozitat e traktateve ndërkombëtare të nënshkruara nga mbështetësit e të ashtuquajturës pavarësi të Kosovës.
“Madje dhe as sipas rregulloreve të brendshme në Kosovë e Metohi, të cilave gjoja i përmbahen shqiptarët në Prishtinë, ata nuk duhet të kenë forca të tilla që të veprojnë kështu, por deri më tani së bashku me patronat e tyre nga një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare, kanë treguar se nuk po e çajnë kokën shumë për rregulloret dhe t'i zbatojnë ato vetëm kur u përshtatet. Shembulli më i mirë për ju është fakti që qeveria e Kurtit as sot nuk e ka zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, të së ashtuquajturës Kosovë lidhur me kthimin e truallit Manastirit të Deçanit. Madje ata vendimet e gjykatave të tyre i injorojnë”, tha Rajiq.
Ky i fundit ka theksuar se Prishtina do të vazhdojë të insistojë që FSK të vijë në veri të Kosovës, para së gjithash për të provokuar konflikte me komunitetin sërb. Siç thotë ai, shpreson se do të ketë mençuri të mjaftueshme në bashkësinë ndërkombëtare që këtë t’a ndalë, veçanërisht nëse merret parasysh se FSK shpreh synimin e vet për të siguruar armatim të rëndë, çka është sfidë e madhe për sigurinë në rajon.
"Ata tashmë kanë filluar të bëjnë diçka në këtë fushë, kanë siguruar dronët Bajraktar vitin e kaluar nga Turqia dhe nuk e fshehin dëshirën e forcimit të potencialit të tyre armatosës. Ne për gjithçka jemi të vetëdijshëm dhe po përpiqemi që politikisht të tërheqim vëmendjen e një pjese të bashkësisë ndërkombëtare që të mund të ndikojë tek Kurti për këtë që po bën. Është shumë e vështirë, por për të bërë diçka duhet të ruajmë unitetin e popullit sërb në Kosovë e Metohi”.
Pyetjes nëse Britania e Madhe ka marrë “rolin kryesor” kur është fjala për bashkëpunimin ushtarak me Prishtinën, Rajiq thekson se kjo do të shikohet periudhën pasuese.
"Sigurisht që Britania është më shumë se aktive në rajon nesa ç’ka qenë më parë, sidomos pas daljes nga Unioni Europian. Ata dëshirojnë që të pozicionohen pak më mirë në brendësi të bllokut Perëndimor. Synimi i tyre është ndoshta edhe të fitojnë disa pozicione nga të cilat më vonë do të mund t’i tregtonin politikisht me Gjermaninë apo Amerikën për disa vende të tjera të botës ku është më interesante për ta dhe ku mund të forconin pozitat e tyre. Nuk është sekret që Londra ka shumë fare mirëkuptim për ambiciet e Prishtinës në sfera të ndryshme, e kështu dhe në atë të cilën mund t’a karakterizojmë si ushtarake” përmbylli Rajiq.
komentet