Rakiq nga Rudari: Kërkojmë paqe dhe të ndalet gjuetia e serbëve

Goran Rakić.jpg
Burim: Print Screen

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, nga qyteti i Rudares, ku serbët janë në barrikada, ka thënë se nata ka kaluar e qetë dhe siç ka thënë ai, duan paqe dhe kërkojnë padrejtësisht ta lirohen serbët e arrestuar, si dhe që Aljbin Kurti  tërheqë njësitë e tij të cilat i dërgoi në veri.

"Në emër të Shtabit të Krizave dua të informoj opinionin se nata kaloi në qetësi në sajë të njerëzve të guximshëm që këmbëngulën për të mbijetuar në këto zona, për të ruajtur shtëpitë e tyre dhe për të ruajtur paqen. Ne duam vetëm një gjë, duam paqen. Ne nuk duam asgjë që nuk është e jona, vetëm duam të shpëtojmë veten dhe familjet tona”, tha Rakiq.

Ai ka theksuar se nuk bëhet fjalë për veprime të popullit serb, por se këto janë "reagime ndaj lëvizjeve të njëanshme të Prishtinës".

"Ajo që ne kërkojmë është paqe, arsye për të gjitha palët, mbi të gjitha për Prishtinën dhe për lirimin e qytetarëve tanë të arrestuar padrejtësisht, dhe që Albin Kurti të tërheqë të gjitha njësitet që i ka dërguar në veri, pra të ndalojë me keqtrajtimin e fëmijëve tanë dhe të ndalojë gjuetinë e serbëve”, tha Rakiq.
 

"Ono što tražimo to je mir, razum za sve strane, pre svega za Prištinu i da se na slobodu puste neosnovano uhapšeni naši građani i da Aljbin Kurti povuče sve jedinice koje je poslao na sever, dakle da prestane sa maltretiranjem naše dece i da prestane lov na Srbe", rekao je Rakić.