Rapajiq: Ndryshimi i kapitullit 35 do të ishte problem, për serbët gjëja më e rëndësishme është formimi i AKS

Aleksandar Rapajić
Burim: Kosovo Online

Njoftimi se Bashkimi Evropian mund të përfshijë Marrëveshjen e Ohrit si pjesë të Kapitullit 35 për rrugën e Serbisë drejt BE-së, mund të çojë në themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe, por edhe në përkeqësimin e pozitës negociuese të Beogradit në bisedimet me Prishtinën, kosideron Aleksandar Rapajiq, drejtor programi i OJQ “ACDC” nga Mitrovica e Veriut.

Në një prononcim për Kosovo online, Rapajiq thotë se kapitulli 35 është specifik për negociatat e anëtarësimit të vendeve që duan të anëtarësohen në Bashkimin Evropian sepse përmban të gjitha çështjet aktuale gjatë negociatave të anëtarësimit, e megjithatë ai thekson se është veçanërisht specifik për Serbinë sepse përmbushja e këtij kapitulli varet dhe nga faktorë të tjerë, veçanërisht nga dialogu dhe Prishtina.

“Për sa i përket teknikave, Kapitulli 35 gjithmonë mund të ndryshohet. Ky kapitull shërben që gjërat që ndodhin gjatë negociatave të mund të përfshihen në të. Deri më tani, ai kishte një kategori të papërcaktuar të kërkimit të përparimit në negociatat ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, që do të thotë se është shumë e mundur që ky progres tani të mund të përcaktohet në një farë mënyre. Dhe a është mirë? Nuk mendoj se është mirë ta bësh këtë në këtë moment. Ky qështje që ekziston për Serbinë është specifik sepse nuk varet vetëm nga ajo që bën Beogradi, por Serbia ka një proces negociues në të cilin nuk mund të veprojë e vetme, por pritet edhe veprimi i një pale që është jashtë atij procesi dhe nëse Serbia do të kushtezohej me disa zgjidhje nga Marrëveshja e Ohrit apo propozimi franko-gjerman, i cili në fund as zyrtarisht nuk u miratua nga Serbia, atëherë do të ishte një zgjidhje e imponuar”, thotë Rapajiq.

Rapajiq beson se formimi i Asociacionit të Komunave Serbe është i domosdoshëm për serbët në Kosovë, por edhe ndryshimi eventual i kapitullit 35 do të paraqesë problem për Serbinë.

“Për ne në Kosovë, Bashkësia e Komunave Serbe është më i rëndësishmi në këtë moment. Nëse kjo marrëveshje e Ohrit do të çojë në këtë, unë mendoj se pozita e njerëzve që jetojnë në Kosovë do të përmirësohet, por do të përkeqësojë pozitën e Serbisë në procesin e negociatave në kuptimin që do t'i vërë Serbisë atë kërkesë të re që duhet të nënshkruaj diçka në fund të asaj rruge evropiane, megjithëse nuk ishte shkruar në kapitullin 35, mund të ndihej se do të ishte një nga kërkesat e Bashkimit Evropian”, beson Rapajiq.

Ai thekson se që nga fillimi qëndrimi i zyrtarëve të vendeve brenda Bashkimit Evropian ishte se fundi i procesit evropian duhet të jetë një marrëveshje ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

“Ato shtete që e njohën Kosovën e shohin atë marrëveshje si një lloj njohjeje të Kosovës, ndërsa qëndrimi i Serbisë që në fillim të procesit të negociatave ishte se nuk ishte e mundur dhe se askush nuk do ta bënte, kështu që qëndrimet ishin shumë të ndryshme nga fillimi dhe se asgjë nuk ka ndryshuar ndërkohë”, ka përfunduar Rapajiq.