Sekuliq: Pse lënda e parë nga Serbia nuk është kërcënim për sigurinë e Kosovës, por “Zemja e mjaltit” është?
Kryetari i Shoqatës së Afaristëve Serbë nga Graçanica, Sasha Sekuliq, thotë se për shkak të ndalimit të Prishtinës për importin e mallrave nga Serbia, i cili është në fuqi prej nëntë muajsh, qytetarët e Kosovës kanë marrë produkte të cilësisë më të ulët dhe dukshëm më shumë të shtrenjta, nga 20 deri në 30 për qind dhe se e vuajnë edhe biznesmenët e vegjël, sidomos shqiptarët që ishin përfaqësues të markave të mëdha që vinin nga Serbia qendrore.
Sipas Sekuliqit, arsyetimi i zyrtarëve kosovarë të nëntë muajve më parë, sipas të cilit ndalimi i importit të mallrave nga Serbia është futur për arsye sigurie, është absurd, sidomos kur merret parasysh se ndalesa u hoq shumë shpejt për lëndët e para të importuara nga Serbia, ndërsa mbeti e vlefshme për produktet e gatshme.
“Atë vendim e kanë arsyetuar me arsye sigurie. Atëherë pyetja logjike është: si ndodh që Kosova ende importon lëndë të parë për prodhimin e mëtutjeshëm të produkteve të gatshme dhe që këto lëndë të para nuk janë rrezik për sigurinë, ndërsa produktet e gatshme si 'Jaffa', 'Zemra e mjaltit' ose 'Trëndafili' janë një rrezik? Ai njoftim ishte i palogjikshëm”, thotë Sekuliq.
Ai thekson se vendimi i marrë nga Prishtina ishte politik dhe se me të nuk pajtohen as shumë analistë shqiptarë.
Edhe Oda Ekonomike Amerikane ka apeluar para disa muajsh që vendimi i qeverisë të rishqyrtohet dhe muajin e fundit kemi pasur një apel nga Oda Ekonomike e Kosovës që të revokohet vendimi për ndalimin e produkteve serbe”, thotë Sekuliq.
Në pyetjen se kush pëson dëme nga kjo masë, bashkëbiseduesi ynë thotë se në radhë të parë janë qytetarët sepse ata paguajnë më shumë për produktet, ndërsa statistikat zyrtare të Odës Ekonomike të Kosovës tregojnë se ekonomia e Kosovës nuk pëson asnjë pasojë.
“Sigurisht që vuajnë biznesmenët e vegjël, sidomos shqiptarët që kanë qenë përfaqësues të markave të mëdha që kanë ardhur nga Serbia qendrore, kanë pësuar humbje të konsiderueshme”, thotë Sekuliq.
komentet