Serbët në barrikada për ditën e 17-të, mëngjesi i qetë pas të shtënave të mbrëmshme afër Zubin Potokut
Serbët në veri të Kosovës janë në barrikada për ditën e 17-të. Edhe pse nata e kaluar ka qenë e tensionuar nga të shtënat që janë dëgjuar mbrëmë në Zubin Potok pak para orës 20:00, qytetarët kanë mbetur në barrikada.
Mesazhi i tyre është i njëjtë, ata do t'i heqin kur serbët e arrestuar të lirohen dhe kur Prishtina të tërheqë forcat speciale të policisë nga veriu.
Me rastin e të shtënave që u dëgjua mbrëmë në afërsi të Zubin Potokut, nga Prishtina u ngritën akuza se KFOR-i është sulmuar, por misioni i KFOR-it mbrëmë ka njoftuar se patrulla e tyre derisa ishte në detyrë në afërsi të Zubin Potokut ka dëgjuar dhe ka parë disa të shtëna afër, dhe se nuk ka pasur të lënduar apo dëme materiale.
Policia e Kosovës ka deklaruar se nuk ka pasur sulme ndaj pjesëtarëve të tyre apo shkëmbim zjarri mes policisë dhe ndonjë grupi.
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, Millan Mojsilloviq, pas takimi me presidentin e Serbisë, Alleksandar Vuçiq, ka thënë mbrëmë se, në lidhje me situatën në Kosovë, ushtria ka marrë detyra që do t'i kryejë plotësisht. Ai ka theksuar se situata në Kosovë është komplekse dhe se kërkon prezencën e ushtrisë përgjatë vijës administrative.
Dje, Prishtina ia ka ndaluar Patriarkut të KOS-it Porfirije që të shkojë në Patriarkanën e Pejës para Krishtlindjeve.
komentet