Serbët nga Kosova i kanë porositur presidentit Vuçiq: Na mbroni, ky zullumi nuk mund të tolerohet më

Aleksandar Vučić
Burim: instagram

Serbët nga Kosova, si nga veriu ashtu edhe nga jugu i krahinës, të cilët po marrin pjesë në takimin në Rashkë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kërkuan nga presidenti dhe shteti i Serbisë që t'i mbrojnë dhe të mos lejojnë autoritetet e Prishtinës t'i shfarosin me terror nga krahina jugore serbe.

Nikolla Obradoviq nga fshati Dren, toka e të cilit është shpronësuar para disa muajsh, ka theksuar se kanë frikë t'i lënë fëmijët të luajnë nëpër oborre sepse në atë rast ata janë nën nishan.

“Nëse mund të bëni diçka për të ndihmuar njerëzit tanë, le të qëndrojmë dhe të mbijetojmë në këto zona”, i kërkoi nga presidentit.

Srgjan Popoviq, kryetar i qarkut administrativ, tha se në Kosovën qendrore nuk është mirë dhe se situata në veri është pasqyruar në jug.

“Fëmijët që shohin policë të maskuar në televizion pyesin se çfarë po bëjnë atje dhe kur shohin njerëz të tillë në Graçanicë, frikësohen, dhe herë pas here vendosin pika e kotrollit, por nuk u kushtojnë rëndësi vjedhjeve që janë gjithnjë e më të shpeshta në Babimoc, Prelluzhë, Bërnicë e Poshtme... Autorët nuk janë gjetur dhe kjo i inkurajon edhe më tej që të përsërisin këto akte dhe në këtë mënyrë bëhet luftë psikologjike”, tha Popoviq.

Siç thotë ai, ajo përfaqëson luftën, sepse shpesh familjet që ndodhin të grabiten mendojnë të largohen më pas. 

"Kur shpresojmë se do të gjenden autorët, ndodh një grabitje e re. As KFOR-i nuk bën asgjë për këtë," tha Popoviq, dhe sugjeroi që anëtarët e KFOR-it nga "vendet më mike" në Serbi të vendosen në zonat serbe.

Ai tregon se në anën tjetër nuk kanë besim tek policia dhe strukturat e sigurisë së Kosovës.

"Retorika e autoriteteve në Prishtinë po indoktrinon të rinjtë shqiptarë. Vazhdoni të luftoni për interesat tona," i tha Popoviq presidentit.

Dragan Pekoviq, i shpërngulur nga Gjakova ku ka jetuar 45 vjet, ka deklaruar se ka ardhur në takim që edhe ai të marrë pjesë dhe t'i përkrah serbët në tragjedinë e madhe që i ra popullit serb.

Ai tha se para se të shpërngulej nga fshati i tij afër Gjakovës, kishte 20 hektarë tokë poshtë Kosharit, Pastrikut, se ishte drejtor i Postës, kishte një shtëpi prej 600 metrash katrorë, dhe kur u nënshkrua Marrëveshja e Kumanovës, ai duhej të ikte dhe të linte gjithçka pas.

Vëllai i tij u vra në vitin 1998, thotë ai, dhe djali i tij u plagos në 1999.

"Më vjen keq që Shiptari ma mori shtëpinë, por nuk e humba familjen dhe jetojmë në Obrenovac. Kur po vija, takova dy shokë, Milloshin dhe Llazarin. Ne duhet të mbrojmë njerëzit tanë në KeM", ka theksuar Pekoviq.

Aleksandra Ballopeviq nga Lepoviqi tregoi se çdo ditë u mbijetojnë arrestimeve, pushkatimeve, se nënat dhe fëmijët janë në nishan të “ushtrisë shiptare”.

“Ne e dimë se çfarë mund të presim dhe të durojmë nga zullumi i Shqiptarit, çdo gjë mund të jetë, por një gjë nuk është aspak e qartë për mua si serbe dhe nënë - se si një burrë mund të shesë serbët, Serbinë për një grusht tërshërë”, tha ajo.

Ajo kërkoi nga presidenti që serbët dhe Serbia të përpiqen së bashku t'i japin fund të gjithë kësaj njëherë e përgjithmonë.

“A mund të zgjidhet sot, nesër, në periudhën në vijim, të mbrohet Serbia dhe populli serb në Kosovë”, pyeti Aleksandra.