Serbët që 44 ditë po protestojnë në Zveçan: Çdo ditë po përkeqësohet gjendja, BE dhe SHBA me fjalë nuk mundë ta ndalin Kurtin

Kosovski specijalci u Opštini Zvečan
Burim: Kosovo Online

Protestat paqësore të Serbëve në veri të Kosovës kanë hyrë në ditën e 44-të, ndërsa para ndërtesës së komunës në Zveçan edhe sot janë mbledhur qindra persona, shumica e të cilëve janë të punësuar në këtë vetëqeverisje lokale dhe që kërkojnë të lejohen të kthehen në vendet e tyre të punës, të cilat janë uzurpuar nga forcat policore të Kosovës.

Siç raporton reporteri i Kosovo onlajn, të tubuarit janë të vendosur që të mos heqin dorë nga kërkesa e tyre për tërheqjen e njësive speciale policore nga veriu, për t'u larguar kryetarët e komunave të zgjedhur në mënyrë të paligjshme, të cilët e fituan mandatin e tyre në zgjedhje me një pjesëmarrje prej rreth 3.5 për qind, si dhe të lirohen serbët të cilët janë arrestuar nga pjesëtarët e policisë në javët e kaluara, shpesh me përdorim të panevojshëm dhe të tepruar të forcës.

Qytetarët që edhe sot janë mbledhur në temperaturën 40 gradë dhe protestojnë paqësisht, shmangin të folurit me emër dhe mbiemër, pasi siç theksojnë ata, “çdo foto dhe mesazh në media do të thotë lista të reja për arrestim”.

"Të gjithë këtu janë të vetëdijshëm për këtë, dhe kjo është arsyeja pse njerëzit fshihen kur shohin fotoreporterë dhe kamerat. Ju mund ta shihni vetë se Kurti e zgjeron listën e tij të arrestimeve pothuajse çdo javë. Objektivat janë shumë serbë të shquar, politikanë, mjekë, mësues, kushdo që e pengon që veriu i Kosovës të jetë pa serb”, na tha njëri nga të mbledhurit.

Ata shpresojnë se ndërmjetësuesit ndërkombëtarë do të ndalojnë përfundimisht persekutimin e përditshëm që serbët vuajnë nga Aljbin Kurti.

“Të gjithë po flasin për deeskalim. Dihet se kush e ka bër këtë, Kurti dhe veprimet e tij me forcat speciale. Pavarësisht të gjitha thirrjeve për tërheqjen e njësive speciale nga komunat, kjo ende nuk ka ndodhur. Çdo gjë ka mbetur vetëm në fjalët, kërcënime dhe paralajmërime. Çfarë sanksionesh të BE-së dhe SHBA-ve, është vetëm një shaka e përfaqësuesve ndërkombëtarë. Asgjë nuk ka ndryshuar këtu. Çdo ditë e më shumë po përkeqësohet gjendja”, thonë qytetarët.