Shahini: Serbia të kryesojë CEFTA-n si një vend serioz, lëvizjet e njëanshme duhet të ndëshkohen
Serbia duhet të jetë e kujdesshme dhe të kryesojë CEFTA-n si shtet serioz, thotë për Kosovo online Agim Shahini, kryetar i Aleancës së Biznesit të Kosovës, duke theksuar se çdo anëtar që shkel marrëveshjet brenda kësaj organizate dhe merr masa të njëanshme ndaj të tjerëve, duhet të ndëshkohet.
Shahini, duke komentuar faktin se Serbia do të marrë presidencën e Ceftës më 1 janar, puna e së cilës është bllokuar për shkak të mosmarrëveshjeve politike, por edhe lëvizjeve të njëanshme siç është vendimi i qeverisë në Prishtinë për të bllokuar importin e mallrave serbe për në Kosovë, deklaroi se Cefte-n e konsideron si organizatën më të mirë rajonale që ekziston dhe që i referohet lëvizjes së lirë të mallrave, kapitalit dhe njerëzve.
“Megjithatë, ndonjëherë humbet qëllimin e saj sepse disa vende marrin masa të njëanshme që bllokojnë një vend, një vend tjetër etj. Unë mendoj se pavarësisht situatës në të cilën ndodhemi, Serbia duhet të jetë e kujdesshme, që ta kryesojë Cefta-n si një vend serioz dhe si një vend që tashmë di të bashkëpunojë me organizata të ndryshme dhe në këtë drejtim edhe me organizata ndërkombëtare, siq është Cefta”, tha Shahini.
Gjasat që kjo iniciativë të marrë jetë janë të mëdha, është i bindur Shahini, por gjithashtu thekson se varet shumë nga marrëdhëniet e mira mes anëtarëve.
“Gjithçka brenda shteteve që janë në CEFTA është gjithmonë prishen nga politika kurse CEFTA është organizatë ekonomike. Duhet të ndajmë politikën nga ekonomia dhe ekonomia të zhvillohet pa problem”, thekson ai.
Sipas Shahinit, mosmarrëveshjet mes anëtarëve duhet të zgjidhen brenda këshillit të Cefta-s dhe nëse marrin masa ndaj njëri-tjetrit, sipas tij, ato duhet të sanksionohen.
“Unë mendoj se nëse ka ndonjë keqkuptim të ndërsjellë, duhet të zgjidhet brenda këshillit të CEFTA-s, por asnjë vend nuk duhet të marrë asnjë masë ndaj një vendi tjetër. Nëse kjo ndodh, çdo vend duhet të ndëshkohet”, ka përfunduar Shahini.
0 komentet