Shlle: Ddraft statuti i BKS-së është vetëm fillimi dhe nuk përfaqëson propozimin përfundimtar

FES - predstavljanje Nacrta statuta ZSO u Prištini
Burim: Kosovo Online

Fondacioni Friedrich Ebert (FES) prezantoi sot në Prishtinë propozimin për Statutin e BKS-së, i cili, siç u përmend, është bërë në bashkëpunim me Institutin Evropian për Paqe.

Përfaqësuesi i FES për Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë, Rene Shlle, tha se propozimi për statutin e BKS-së është hartuar me qëllim të fuqizimit të Kosovës.

“Qëllimi ynë është të kontribuojmë në rrugën evropiane të Kosovës.

BKS është një çështje kërkuese. Ky draft është vetëm një fillim dhe nuk përfaqëson propozimin përfundimtar. Ky botim duhet parë si pikënisje për diskutim për këtë çështje, ky është vetëm fillimi. Si fondacioni, ne mbështesim dialogun dhe normalizimin e marrëdhënieve. Qëllimi është gjithashtu të fillohet një diskutim, sepse deri më sot askush nuk e ka paraqitur statutin e BKS-së. Është me rëndësi që Bashkësia e komunave ku serbët e Kosovës janë shumicë të jetë në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit. Ne u jemi mirënjohës partnerëve tanë”, tha Shlle.

Menaxherja e lartë e Programit të Fqinjësisë Evropiane, Suzane Genz, tha se procesi deri më tani është shoqëruar me bashkëpunim me ekspertë.

“Kjo punë është në përputhje me të gjitha kontratat ekzistuese, në bashkëpunim me fondacionin patëm mundësinë të shohim parimet se si do të vazhdohet.  Shpresojmë që të pasqyrojë atë që është potencialisht e zbatueshme. Shpresojmë të përmirësojmë më tej situatën”, tha Genc.

Koordinatori i projektit Egzon Osmanaj tha se një nga pikat kyçe të procesit është marrëveshja e vitit 2013.

“Ne kemi dashur të jemi transparent dhe të hapur. Terminologjia e përdorur bazohet në Kushtetutën e Kosovës dhe kornizën e saj ligjore. Për të qenë më përfshirës, kemi organizuar një sërë punëtorish në të cilat folëm me ekspertë, akademikë dhe të gjitha diskutimet u përfshinë aq sa kishim mundësi”, tha Osmanaj.

Në kapitullin e parë të dokumentit me titull “Bashkësia e komunave në Republikën e Kosovës në të cilën komuniteti shumicë janë serbët e Kosovës” në nenin 1, pika 2, thuhet se “Statuti miratohet nga kuvendi themelues i Asociacionit/Bashkësisë i formuar nga këshilltarët me të drejtë vote të kuvendeve të komunave pjesëmarrëse në përputhje me Ligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së Parë dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës”.

“Statuti do të miratohet me akt juridik të Qeverisë së Kosovës dhe do të ketë fuqinë e një dekreti të Qeverisë në përputhje me sistemin juridik të Kosovës pas shqyrtimit nga Gjykata Kushtetuese. Asociacioni/Bashkësia do të jetë subjekt juridik i themeluar në përputhje me Kushtetutën dhe sistemin juridik të Kosovës. Më tej theksohet se Asociacioni/Bashkësia do të ketë simbolet e saj zyrtare, duke përfshirë stemën dhe flamurin, të cilat do të dizajnohen nga Bordi Drejtues i Asociacionit/Bashkësisë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe Ligjin për Pushtetin Lokal”, thuhet ndër të tjera në dokument.