Shluka: Liberalizimi i vizave për pasaportat serbe nga Kosova është një lajm pozitiv në detin e gjërave negative
Aleksandar Shluka nga OJQ "Nisma e re shoqerore" beson se vendimi i Këshillit të BE-së për anulimin e vizave për mbajtësit e pasaportave serbe nga Kosova është një lajm pozitiv dhe i gëzuar në detin e gjërave negative të deritanishme, sepse, siç shprehet ai, vendimi i mëparshëm ka qenë diskriminues.
“Ky vendim nga mëngjesi i sotëm ka lumturuar shumë njerëz, veçanërisht ata që i kanë ato pasaporta. Këshilli i BE-së ka miratuar dhe është hapi përfundimtar për miratimin e liberalizimit të vizave për mbajtësit e pasaportave të lëshuara nga administrata koordinuese e Ministrisë së Brendshme. Mbetet ende të përkthehet në gjuhët zyrtare të BE-së dhe pas 20 ditësh ai vendim do të hyjë në fuqi. Mendoj se është një lajm pozitiv dhe i gëzueshëm në detin e gjërave negative që na rrethojnë”, thotë ai.
Shluka kujton se për 15 vite të gjithë ata që i kanë këto pasaporta kanë pritur liberalizimin dhe se nuk kanë mundur të udhëtojnë në asnjë mënyrë.
“Që nga ky vit edhe pasaporta e Kosovës ka marrë liberalizimin e vizave dhe me të ka qenë e mundur të udhëtohet në shtatë muajt e kaluar, por ka një numër më të vogël të personave që nuk kanë mundur ta marrin atë pasaportë”. Për ta, ky është një vendim jashtëzakonisht i rëndësishëm, dhe për të tjerët që, për shkak të ligjit të Kosovës për shtetësi të dyfishtë, mund t'i kenë të dyja pasaportat, por më mirë do të kishin një pasaportë serbe dhe të udhëtonin me të. Ky është një lajm i mirë, vendimi ishte diskriminues deri më tani dhe në këtë mënyrë të gjithë qytetarët e Ballkanit Perëndimor do të mund të udhëtojnë”, thotë Shluka.
komentet