Sholc: Negociatat e djeshme nuk dështuan, të dy palët shprehën gatishmëri për zbatimin e marrëveshjeve

Nemački kancelar Olaf Šolc
Burim: Kosovo Online

Kancelari gjerman Olaf Sholc beson se negociatat e djeshme me Kosovën dhe Sërbinë në Bruksel nuk dështuan pasi të dy palët kanë shprehur gatishmëri për zbatimin e marrëveshjeve.

Sholc në konferencën për gazetarët në përfundim të samitit dy ditor të BE, ka thënë se si kryeministri kosovar Albin Kurti dhe presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq thanë se marrëveshjet do të zbatohen.

"Në këtë situatë vërtet të zymtë, ishim në gjendje të bënim përparim. Nuk e ndaj vlerësimin tuaj se negociatat kanë dështuar. Mendoj se nëse bëjmë vlerësim politik, besoj se mund të pajtoheni me mua. Tani kemi deklaratë të Kurtit dhe Vuçiqit se do të zbatojnë masat nga dokumentet që kemi hartuar, Marrëveshja Themelore, Marrëveshja e Ohrit dhe tani koncepti i draftit konkret për themelimin e BKS. Kjo u tha qartë dhe është hapi i duhur” tha kancelari gjerman ndaj konstatimit të gazetarëve se negociatat dështuan.

Sholc theksoi se bashkësia ndërkombëtare përpiqet që kjo të ndodhë.

“Tani është e rëndësishme që të zbatohet dhe të gjithë ata që kanë përgjegjësi politike të gjejnë forcën për të bërë diçka për të ardhmen. Kjo nuk është gjë në të cilën në fund mund të flitet se kush ka më shumë pikë, por bëhet fjalë për krijimin e të ardhmes paqësore për qytetarët në Kosovë e në Sërbi. Si Kosova edhe Sërbia dëshirojnë të anëtarësohen në BE dhe ne dëshirojmë që kjo të ndodhë” ka theksuar ai.

Sholc nënvizoi se për këtë është e nevojshme që Kosova dhe Sërbia të bëhen fqinjët më të mirë dhe se kjo mund të ketë sukses vetëm nëse liderët e vendosin si prioritet.