Shtyhet nisja e gjykimit për sërbët e akuzuar për terrorizëm, procesverbalet gjyqësore vetëm në shqip

Milun Milenković Lune
Burim: Kosovo Online

Gjykimi i katër sërbëve të akuzuar për terrorizëm, Millun Millenkoviq Llune, Dejan Pantiq, Aleksandar Vllajiq dhe Miomir Vakiq, u shty për në 30 janar, pasi dokumentacioni nuk ishte përkthyer në sërbisht. Gjykatësi i dha afat Prokurorisë pesë ditë që t’i japë mbrojtjes të gjithë materialin e nevojshëm.

Avokatët Aleksandar Vllajiq, Millosh Delleviq, thanë se sot kanë marrë aktakuzën në sërbisht dhe se për herë të parë janë ndeshur me materialet që i’a ka vendosur në dispozicion Prokuroria.  

„Nuk kemi pasur kohë të krahasojmë provat e bashkangjitura me materialet që na janë vendosur në dispozicion. Meqënëse klienti im është akuzuar për vepër të rëndë penale, kërkoj kohë shtesë për të përgatitur mbrojtjen. Kërkoj shtyrje të shkurter të seancës paraprake për të krahasuar provat e bashkangjitura me materialet që na janë vendosur në dispozicion dhe për të përcaktuar nëse janë të plota dhe nëse janë të përkthyera në sërbisht. Do të japim përgjigje me shkrim në afat të shkurtër kohor”, tha Delleviq.

Avokati i Dejan Pantiqit, Ljubomir Pantoviq, u pajtua me Delleviqin dhe shtoi se neni 240 e detyron Prokurorinë që të bëjë çdo përpjekje që aktakuzën t'ia dorëzojë të akuzuarit dhe mbrojtjes para seancës paraprake.

Ai ka deklaruar se Prokuroria Speciale krijoi situatë të tillë ku pamundësoi që seanca paraprake të mbahej sot.

“Ka kaluar një muaj nga ngritja e aktakuzës, mbrojtjes nuk i është dorrëzuar dokumentacioni i plotë i përkthyer në sërbisht dhe nuk ka qenë e mundur që sot të akuzuarit të deklarohen sipas aktakuzës, se a e kanë kuptuar në radhë të parë, thjesht nuk ka pasur kushte që të mbahej seanca. Na duhej që të insistonim në atë që edhe përveç faktit se një i pandehur ndodhet në paraburgim, por me të vërtetë nuk egzistonin kushte elementare për mbajtjen e seancës”, tha Pantoviq.

Sipas këtij të fundit, në aktakuzën që mbrojtja e ka patur në dispozicion sot, katër të pandehurit akuzohen për “kryerje të akteve terroriste”.

"Prokuroria pretendon se të katërt janë fajtorë si ushtrues të veprës penale të “ushtrimit të akteve terroriste”. Do të thoja se nuk ka asnjë provë në këtë drejtim, nga ajo çfarë lexuam janë gjërat të cilat sipas meje nuk paraqesin prova relevante", përmbylli Pantoviq.

Për këtë besoj se nuk egzistojnë kushte që sot të mbajmë seancën paraprake. Problemi më i madh është dokumentacioni. Unë nuk i kam marrë të gjitha. Pjesa më e madhe e tyre, nuk janë përkthyer në sërbisht kështu që e kemi patur të pamundur që të paraqisnim kërkesa adekuate për rrëzimin e akuzave dhe kundërshtitë ndaj provave” ka thënë Vllajiq.

Avokatët Miomir Vakiq, Dejan A. Vasiq theksojnë se prokuroria ndaj sërbëve ka raport selektiv.

“Ky selektivitet që prokuroria ka ndaj sërbëve bëhet i frikshëm, ndërsa kjo e sotshmja ishte kulmi” tha Vasiq.

Gjithashtu dhe avokati i Millun Millenkoviqit, Predrag Milkoviq, theksoi se kishte marrë disa dokumentacione të cilat ishin në shqip dhe kërkoi prej prokurorisë që në kohë të shkurtër të përkthejë të gjitha provat.

Milkoviq pati kërkuar që masa e paraburgimit ndaj Millun Millenkoviqit, të ndryshohet me masë të burgut shtëpiak, ndërsa gjykatësi tha se këtë masë e vendos Këshilli Gjyqësor.