Sijarto: Hungaria nuk do ta mbështesë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme të Hungarisë Peter Sijarto ka deklaruar sot se Budapesti nuk do ta mbështesë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, transmeton RTV.
Sijarto, duke iu përgjigjur pyetjes së Tanjugut tha se qëndrimi i Hungarisë për anëtarësimin e Kosovës në KE ka qenë i qartë që më pare, dhe se ai vend dëshiron paqe, stabilitet dhe siguri në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
“Shpresojmë në suksesin e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, por besojmë se fakti që Kosova po aplikon për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare nuk i kontribuon atij dialogu. Hungaria nuk do ta mbështesë pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës”, tha Sijarto.
Sijarto sot në Budapest ka takuar Ministren e Ekonomisë së Serbisë, Adrijana Mesaroviq, me të cilën ka biseduar për përmirësimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Serbisë dhe Hungarisë.
U konfirmua se marrëdhëniet mes dy vendeve janë më të mira deri tani.
komentet