Simiq: Kuvendi i ri komunal i Mitrovicës Veriore ilegal dhe pa legjitimitet, njësitë speciale të tëhiqen nga veriu për të ruajtur paqen

Igor Simić
Burim: Kosovo Online

Nënkryetari i Listës Sërbe Igor Simiq ka deklaruar për Kosovo Onlajn se Shtabi i Krizës mendon se formimi i Kuvendit të ri komunal në Mitrovicën Veriore dhe shumica e re me shqiptarë, është ilegale dhe ilegjitime çka është absolutisht e papranueshme.

Ai e ka deklaruar këtë pas mbledhjes së Shtabit te Krizës i cili ka në përbërje përfaqësues politikë të serbëve nga veriu i Kosovës dhe emra të shquar të cilët duan të ruhet paqja duke apeluar tek qytetarët që të jenë këmbëngulës dhe të përmbajtur në barrikada dhe për të ruajtur paqen është e nevojshme që njësitë speciale të policisë të tërhiqen nga veriu.

"Dëshirojmë të ruajmë paqen dhe ftojmë qytetarët të ruajnë paqen dhe për ta ruajtur atë, lypset që policët të tërhiqen. Duket qartë se prania e tyre në zonat me popullsi të përzier në Mitrovicën Veriore, shkakton frikë mes qytetarëve sepse specialet shqiptare të armatosura deri në dhëmbë, shëtisin para banesave të qytetarëve tanë, i ndalojnë i keqtrajtojnë apo dhe u kontrollojnë automjetet. Kemi një situatë ku njerëzit nuk munden të dalin normalisht prej oborreve të tyre",ka thënë Simiq.

Ai ka falenderuar qytetarët që qëndrojnë në barrikada, të cilat siç theksoi, janë gjithnjë e më shumë dhe që kanë vendosur të qëndrojnë në këto vise duke treguar gatishmëri për mbrojtjen e të drejtave të tyre për të bërë një jetë normale në shekullin XXI.

"Përditë në barrikada shikon më shumë njerëz sepse mbi të gjitha janë të ndjeshëm dhe ky reagim i sërbëve në atë çfarë Prishtina dëshiron, është dëbimi i këtij populli nga këto vise por ne sërish apelojmë tek qytetarët që të jenë këmbëngulës dhe të përmbajtur, të respektojnë mbi të gjitha prezencën ndërkombëtare Kfor dhe Euleks pasi ata janë këtu në terren në përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare" ka vijuar Simiq.

Ky i fundit ka shtuar se shtabi nuk e pranon gjykimin antiligjor pa asnjë provë në ngarkim të Ivan Todosijeviqit vetëm e vetëm sepse është sërb.