Simiq: Në buxhetin kosovar asnjë cent nuk është parashikuar për komunat sërbe, ky është mesazh i qartë për sërbët
Lista Sërbe ka votuar kundër projektbuxhetit për këtë vit, ndërsa shefi i grupit të deputetëve të Listës Sërbe Igor Simiq gjatë diskutimit në parlament ka theksuar se gati nga katër miliardë euro aq sa është parashikuar vlera e buxhetit, asnjë ministri nuk do të investojë asnjë cent në 10 komuna me shumicë sërbe në të cilat nuk është parashikuar asnjë projekt kapital çka është sikurse përmendi, mesazh i qartë për sërbët.
Simiq tha se deputetët e Listës Sërbe ishin abstenues në leximin e parë të projektbuxhetit, pasi dëshironin që t’i jepnin hapësirë atyre që të ndryshonin ligjin.
Ai tha se nga nëntë amendamente që pati dorrëzuar Lista Sërbe, komisioni funksional nuk pranoi asnjë.
“Ky projektdraft vjen në leximin e dytë me qëndrimin se nga gati katër miliardë euro të parashikuara për vitin 2026, asnjë cent nuk do të investohet nga asnjë ministri në 10 komuna me shumicë sërbe. Ky është mesazh i qartë për të gjithë nese dikush dëshiron që në këtë mënyrë të eliminojë absolutisht mundësinë që sërbët të marrin fonde të caktuara sesi të përmirësojnë infrastrukturës dhe pozitën në të cilën ndodhen”, tha Simiq.
Sipas fjalëve të tij, është katastrofike situata kur diskutohet infrastruktura për të cilën Lista Sërbe pati dhe kërkesa reale.
“Nga ndërtimi i Qendrës Kulturore në Mitrovicën e Veriut deri tek dalja rreth Graçanicës për sigurinë e të gjithë qytetarëve, si dhe përmirësimi i kushteve në komunat e tjera. Nuk gjetëm mirëkuptimin e komisionit. Asnjë projekt kapital në këtë draftbuxhet nuk është parashikuar në 10 nga 38 komunat ku sërbët janë shumicë dhe për këtë Lista Sërbe do të jetë kundër”, tha Simiq në seancën parlamentare.
Kuvendi i Kosovës sot miratoi buxhetin e vitit 2026 me shumicë të brishtë duke patur parasysh se për të votuan pro 62 deputetë.
0 komentet