Simiq: Situata për sërbët në K&M kurrë më keq, na duhet të jemi të bashkuar si kurrë ndonjëherë
Nënkryetari i Listës Sërbe Igor Simiq ka thënë sot se në Kosovë situata është e nderë si pasojë e dhjetëra e dhjetëra veprimeve antisërbe të regjimit të Albin Kurtit dhe heshtjes së bashkësisë ndërkombëtare çka i ka lënë hapësirë "ekstremistëve dhe vetë Kurtit të vazhdojnë me këtë sjellje” Situata për sërbët në K&M, nënvizoi ai, kurrë nuk ka qenë më e rëndë dhe i ftoi ata të jenë të bashkuar si kurrë më parë.
"Për këtë arsye dje në emër të popullit sërb dhe Listës Sërbe i thamë mjaft dhe nëse këto veprime nuk ndalen deri më 1 qershor, do të jemi të detyruar të mbrojmë të drejtën e qëndrimit në këto hapësira me të gjitha mjetet e mundshme" ka thënë Simiq për Tv Prva.
Kjo, siç spegoi ai, do të thotë se nuk do të heshtin ndaj dhunës së Albin Kurtit.
"1 qershori nuk është vetëm një datë e caktuar, nuk po i bëjmë gjërat me nxitim, ka mjaft kohë që përfaqësuesit e Pesëshes dhe komuniteti ndërkombëtar të ndikojnë tek Prishtina që të ndalin këto keqtrajtime dhe të ndryshojë sjelljen ndaj popullit sërb. Çdo komb në glob ashtu si dhe ai sërb, ka të drejtë të jetojë denjësisht në shekullin XXI” ka thënë Simiq.
Ky i fundit nënvizon se sërbëve u rrezikohen të drejtat elementare të njeriut, që policët kosovarë të kontrollojnë gratë sërbe, pacientët dhe shoferët e autoambulancës, qëllojnë sërbët pas shpine në errësirë e mandej përpiqen t’a fshehin.
“Meqënëse nuk mund t’a fshehin, arrestojnë personin, e më pas e lëshojnë si me magji në arrest shtëpiak, ndërsa keni dhjetëra sërbë që kalben padrejtësisht nëpër burgje në mbarë Kosovën. Thjesht pyesni veten: Deri kur kështu? Qytetarët nuk do të durojnë më këtë terror” nënvizoi ai.
Simiq tha se dje ishte ditë e rëndë për sërbët në K&M dhe njëkohësisht ditë e turpshme për bashkësinë ndërkombëtare dhe Prishtinën zyrtare të cilët arritën përmes mënyrave të fillojnë procesin e pushtimit të veriut të K&M me betimin e kryebashkiakut të ri të Mitrovicës së Veriut Erden Atiq, çka është pasojë logjike e dhunës institucionale që prej muajsh po ndërmerret ndaj popullit sërb.
"Sërbët janë vërtet të zemëruar dhe dje treguan sesa shumë interesohen përfaqësuesit politikë shqiptarë për bashkëjetesën dhe paqen, sepse pati mjaft provokime që synonin të shkaktonin reagimin e popullit sërb çka do të na çonin në probleme. Ne bërëm përpjekje mbinjerëzore, e gjithë kryesia e Listës Sërbe ishte në terren dhe ndikuam që qytetarët të mos bien pre e provokimeve të Albin Kurtit, por durimi është sosur për gjithçka që po vuajnë sërbët prej këtij regjimi antisërb” nënvizon Simiq.
Ky i fundit kujtoi rastet e dhunës dhe të shtënat ndaj sërbëve, konfiskimin e trojeve sërbe, ndalimin e zgjedhjeve dhe referendumeve, sekuestron e preparateve mjekësore dhe barnave, të shtënat ndaj fëmijëve sërbë në ditën e Krishtlindjes dhe keqtrajtimin e fundit të Zhivojin Rakoçeviqit, të cilin ai deklaroi se ishte paqësor dhe dikush që u përpoq të ruante bashkëjetesën ndërmjet sërbëve dhe shqiptarëve, tani po ngacmohet.
“Këto nuk janë incidente individuale, por një plan serioz i detajuar me qëllim dëbimin e sërbëve, sepse ai (Kurti) nuk do t'i referohej modelit kroat për zgjidhjen e çështjes sërbe në Kosovë. Të gjithë e dimë se sërbët e kuptojnë këtë si thirrje për Blesakun dhe për Stuhinë. Diçka të tillë nuk duhet t’ia lejojmë vetes dhe as presidenti Aleksandar Vuçiq” tha Simiq.
Ky i fundit kujtoi se pas konflikteve të vitit 1999, më shumë se 250.000 sërbë u dëbuan nga Kosova.
"E vetmja që na mbron në këto hapësira, është harmonia jonë. Ky është momenti kur duhet të jemi të bashkuar sepse situata për sërbët në K&M nuk ka qenë kurrë më e keqe. Ftoj të gjithë sërbët që të jenë më të bashkuar se kurrë më parë" nënvizon Simiq.
komentet