Staroviq: Bota hesht ndërsa sërbëve u mohohen shërbimet esenciale në enklavat e tyre

Nemanja Starović
Burim: Kosovo Online

Ministri i integrimit europian në Qeverinë e Sërbisë Nemanja Staroviq vlerësoi se mbyllja e ambulancës në Kamenicë, është kapitulli më i ri i fushatës së kryeministrit të Kosovës në mandatin teknik Albin Kurti kundër komunitetit sërb, duke thënë se bota hesht ndërsa sërbëve u mohohen shërbimet esenciale në enklavat e tyre.

Staroviq në rrjetin social “X“ shkruan se qeveria në Kosovë ka kyçur edhe një tjetër klinikë që punon në kuadër të sistemit shëndetësor të Sërbisë dhe se inspektorët shqiptarë urdhëruan stafin që të braktisnin objektin duke i’u referuar “çështjes pronësore”.

“Ky është kapitulli më i ri në fushatën e zjarrit e tërbimit të kryeministrit në mandatin teknik Kurti ndaj komunitetit sërb, duke i’u privuar atyre sistematikisht të drejtat bazike humane, përfshirë qasjen në kujdesin shëndetësor dhe arsim. Sërbëve u mohohen shërbimet esenciale në enklavat e tyre, ndërsa bota hesht”, ka theksuar Staroviq.

Ambulanca në Kamenicë e cila funksiononte në kuadër të sistemit të Republikës së Sërbisë është mbyllur përkohësisht të hënën.

Sikurse u shprehën banorët për Kosovo onlajn, dy inspektorët shqiptarë të veshur civilë i’a behën të hënën rreth orës 15 në ambulancë dhe urdhëruan punonjësit që të braktisnin objektin.

Sërbët nga Kamenica u shprehën se puna e kësaj ambulance ka qenë domethënëse veçanërisht për banorët e moshuar, pasi atyre u ofrohej ndima e parë mjekësore.