Staroviq: Kurti insiston tek shtrëngimi me çdo kusht, Beogradi me vija qartësisht të kuqe
Sekretari i shtetit në Ministrinë e Mbrojtjes Nemanja Staroviq, është shprehur për RTS se sa herë kur shfaqet ndonjë hapësirë qoftë minimale për çtensionimin e situatës, kryeministri kosovar Albin Кurti këtë hapësirë insiston ta mbyllë me çdo çmim.
Ai ka vlerësuar se Beogradi duhet të jetë i përgjegjshëm në komunikim të pandërprerë me bashkësinë ndërkombëtare, por në linja qartësisht të kuqe, ka deklaruar Staroviq na Tviterin e tij.
Sipas tij, parë nga këndvështrimi i Kurtit, asnjë patriark sërb nuk mund të jetë aq i mirë sa të jetë i pranueshëm për të, kjo pasqyron qëndrimin ndaj të gjithë sërbëve në Kosovë e Metohi.
"Ju kujtoj faktin me këtë ndalim fizik, është cënuar Marrëveshja e Brukselit dhe e ashtuquajtura Kushtetuta e Kosovës bazuar në planin Ahtisaari, si dhe statuti themelor i Kombeve të Bashkuara dhe Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut", ka theksuar Staroviq.
Kurti, thekson Staroviq, sa herë kur shfaqet pothuajse një hapësirë e vogël për çtensionimin e situatës, këtë hapësirë insiston ta mbyllë me çdo çmim.
"Kemi pasur një farë mirëkuptimi nga një pjesë e perëndimit e bashkësisë ndërkombëtare, e cila sinjifikohet në fjalët e të dërguarit special të SHBA Gabriel Escobar, disa ditë pas 10 dhjetorit, kur kjo lloj proteste filloi prej serbëve në veri të Kosovës dhe Metohisë, për të cilën u tha se ishte shqetësim legjitim i tyre", ka vënë në dukje Staroviq.
Megjithatë ai spegon se ndonjëherë ndikimi i fuqive të mëdha nuk është linear dhe i paqartë.
"Në këtë kuptim, nuk mund ta di saktësisht se kush po i pëshpërit në vesh Albin Kurtit, nëse mund të jenë të njëjtët njësoj si me zotin Shakashvili në 2008, dihet përfundimi. Në fund të fundit, e dimë se e kujt është përgjegjësia për të bërë lëvizje të njëanshme. Kjo është përgjegjësi e institucioneve të përkohshme në Prishtinë dhe neve na takon të theksojmë sesa të dëmshme janë këto procese" thotë Staroviq.
komentet