Staroviq: Taktikat represive të Kurtit kapën fundin

Beograd_240612_Podkast_Nemanja Starović
Burim: Kosovo Online

Ministri për integrimin europian i Sërbisë Nemanja Staroviq vlerësoi se bastisja e policisë kosovare të ambjenteve të organizatës turistiko-sportive Lleposaviq si pjesë e taktikës së Albin Kurtit i cili sikurse u shpreh, kapi fundin pasi kësaj here në shënjestër ka qenë rinia sërbe në veri.

Staroviq në rrjetin social “X“, është shprehur se policia e Kosovës bastisi qendrën sportive në Lleposaviq dhe dhunshëm ua mori atë sërbëve vendorë.

“Taktikat represive të Kurtit kanë kapur fundin, kësaj here në shënjestër ka qenë lëndimi i rinisë sërbe në veri. A do të kalonin pa u ndëshkuar policët e armatosur që bastisin objektet sportive diku tjetër në Europën e sotme”?, pyet Staroviq.

Kujtojmë se kryekomunari i Lleposaviqit Lulzim Hetemi dhe ndihmësja e tij Marina Bogojeviq nën asistencën e Policisë Kosovare bastisën sot ambjentet e organizatës turistiko-sportive Lleposaviq.