Tek kopshti dhe ambulanca në Dobrotin grafite të shkruara “UÇK” dhe “Shqipëria”: Joksimoviq: Banorët janë të shqetësuar
Sot në kopshtin “Dielli” në Dobrotin një mashkull që fliste anglisht por dhe shqip, shkruajti grafite “Free Palestina“ ndërsa fëmijët ndodheshin në ambjetet e kopshtit. Grafitet “UÇK”, “Shqipëria” dhe “Free Gaza” i shkruajti i njëjti person dhe në Shtëpinë e Shëndetit në Gushtericën e Poshtme në të njëjtin vend.
Edukatorja e këtij kopshti Mirjana Qirkoviq rrëfeu se së bashgku me koleget e veta kanë qenë në kopsht me dhjetë fëmijë kur vurën re personin që shkruante diçka në mure.
“Sot një njeri erdhi në kopsht, kam qenë këtu bashkë me koleget dhe fëmijët, ka qenë ora rreth 13:30. Dolëm jashtë të shikonim se çfarë po ndodhte, pasi pamë se nisi të shkruante diçka në mur. Ndërsa shkruante, foli në anglisht se fëmijët janë të mirë e të pafajshëm. Nuk ishte agresiv. Kjo zgjati disa minuta dhe më pas u largua me automjet. Kemi qenë tri edukatore dhe fëmijët, nuk ka qenë e thjeshtë për ne, nuk dinim se çfarë ishte në gjendje për të na bërë nëse do të përplaseshim. U përpoqëm të ishim të qeta. Foli anglisht dhe tha diçka në shqip që unë nuk e kuptova” tha Qirkoviq.
Kryetari i PO Liplan Millan Joksimoviq theksoi se nuk ishte rastësi që u zgjodh institucioni shëndetësor e arsimor.
“Ky është një lloj presioni akoma më shumë ndaj popullit sërb në Kosovë e Metohi. Këtu jemi me banorët për t’u dhënë mbështetje, do të luftojmë sikurse deri tani të qëndrojmë dhe mbijetojmë në këto vise, nuk na frikësojnë dot. Njerëzit janë të shqetësuar, shpresojmë se nuk do të shkohet deri në incidente të mëdha”, ka thënë Joksimoviq.
Ky i fundit tha se ky nuk është rasti i parë pasi dy muaj më parë me banderola në Dobrotinë u shkruajtën grafitë UÇK
“Policia nuk reagoi dhe ja se çfarë na ndodhi sërish”, ka thënë Joksimoviq.
Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Gushtericën e Poshtme Sasha Mlladenoviq ka theksuar se punonjësit e ambulancës rreth orës 13:30 u informuan për grafitet që ishin dukshëm të shqetësuar e frikësuar.
"Do të doja ta dënoja këtë akt vandalizmi. Mund t’a shikoni vetë se ne jemi institucion shëndetësor, që merremi vetëm me kurimin e popullit, nuk e di se kë do të shqetësonte. Përveç sërbëve dhe shqiptarëve dhe të gjitha kombeve të tjera, shërbejmë si institucion shëndetësor, më besoni, kjo jep imazh të keq të gjithëve ne dhe krijon tension që nuk është i nevojshëm", tha ai.
Sikurse thotë, vendasit i thanë se personi që shkroi grafitin ishte i njohur për ta dhe se ishte nga një fshat fqinj.
"Dënoj këtë mënyrë të ushtrimit të presionit ndaj sistemit shëndetësor, mbi të gjithë popullin, në eklavën qëndrore, mbi të gjithë qytetarët e K&M, veçanërisht komunitetin sërb. Kjo është e papërshtatshme dhe e tmerrshme për të gjithë ne", tha Mlladenoviq.
Banori Dragan Qurçiq theksoi se banorët janë mjaft të shqetësuar me incidentin e sotëm.
"Kjo është mjaft shqetësuese për fshatin tonë, ndodhi sulm ndaj institucionit që nuk është politik, që u ofron ndihmë gjithkujt dhe çka është më e rrezikshme, hyri në kopshtin e fëmijëve, fëmijët ishin të shqetësuar gjithashtu dhe stafi. Njeriu ulëriti, të gjithë janë të frikësuar, ngjarje shumë e trishtueshme. Nuk e di nëse policia do të ndërmarrë ndonjë hap për të parandaluar këtë huliganizëm", tha Qurçiq.
Policia Kosovare po heton, ndërsa në Dobrotin mbërriti kryekomunari i Graçanicës Novak Zhiviq.
0 komentet