Teni: Jam e shqetësuar për arrestimin e Popoviqit, i bëj thirrje Osmanit që t’a lirojë menjëherë

Teni
Burim: Kosovo Online

Kongresmenia republikane nga shteti i Nju Jorkut dhe drejtuesja e grupit të kongresmenëve sërbë në Odën e Përfaqësuesve të SHBA Klaudia Teni i bëri thirrje presidentes së Kosovës Vjosa Osmanit që menjëherë të lirojë nga paraburgimi ndihmësdrejtorin e Zyrës për K&M Igor Popoviq.

“Jam thellësisht e shqetësuar si pasojë e arrestimit të paligjshëm të Igor Popoviqit nga ana e policisë kosovare. Presidenti Donald Tramp dhe sekretari i shtetit Marko Rubio e kanë thënë qartë se liria e shprehjes është e drejtë themeltare e cila duhet të ruhet” ka thënë Teni publikimin e saj në rrjetin social “X”.

Ajo i bëri thirrje presidentes së Kosovës Vjosa Osmanit që të lirojë ndihmësdrejtorin e Zyrës për K&M Igor Popoviq.

“I bëj thirrje presidentes së Kosovës Vjosa Osmanit të lirojë menjëherë zotin Popoviq e kështu i jepet fund mbajtjes së pabazë të tij” ka thënë Teni.

Popoviq u arrestua të premten e 18 korrikut në vendkalimin e Bërnjakut si pasojë e thirrjeve që bëri gjatë ceremonisë së përkujtimit të viktimave në Komunën e Rahovecit e cila u mbajt në Hoçën e Madhe, pas të cilës i’u caktua paraburgim 30 ditor.