Todiq: Përgjigjet nga zyrat e BE dhe OSBE vetëm konfirmuan se vendimi i shpronësimit ka qenë i paligjshëm

Zoran Todić.jpg
Burim: Kosovo Online

Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë dhe Misioni i OSBE janë përgjigjur me një letër ish kryebashkiakut të Leposaviqit Zoran Todiqit për rastin e shpronësimeve të sërbëve në Leposaviq, duke shprehur shqetësim për këtë vendim të qeverisë kosovare ku u është bërë thirrje të respektohet e drejta e pronës.

Për Kosovo onlajn, Todiq vlerëson se përgjigjet prej Zyrës së Bashkimit Europian dhe Misionit të OSBE, veçse konfirmuan atë çfarë është thënë më herët, se vendimi i qeverisë në Prishtinë, është i kundërligjshëm dhe i padrejtë.

“Gjithçka që kemi thënë prej fillimit të këtij vendimi të njëanshëm diskriminues, të kundërligjshëm, kundër të drejtës prej qeverisë së Prishtinës, për shpronësimin e trojeve më shumë se 83 hektarë në Zonën Kadastrale Dren dhe Zonën Kadastrale Lleshak në territorin e Komunës së Leposaviqit, në përgjigje të letrës të cilën e kshim dërguar më 14 shkurt, kemi marrë sqarime nga Bashkimi Europian dhe OSBE në Kosovë (ndonëse letra i’u është dërguar edhe misioneve të tjera ndërkombëtare në Kosovë dhe ambasadave të “Pesëshes” të cilat nuk kanë kthyer përgjigje derimë sot) konfirmohet dhe shihet qartë në të dy përgjigjet se vendimi i qeverisë së Prishtinës rreth shporonësimeve, është i paligjshëm dhe i padrejtë, cënon të drejtat themelore të njeriut dhe është kundër interesave të pronarit dhe trashëguesit të truallit, si dhe kundër banorëve të Komunës së Leposaviqit në tërësi” thotë Todiq.

Ky i fundit ka shtuar se do të vazhdojë të luftojë për të trejtën dhe drejtësinë, për interesat e banorëve për realizimin e të drejtave themelore të njeriut, si dhe për mbrojtjen, në këtë rast, të pronës private e shoqërore.

"Besoj se dhe përfaqësuesit e misioneve apo dhe ambasadave të tjera ndërkombëtare në Kosovë, do të çertifikojnë vendimin e paligjshëm dhe të padrejtë të qeverisë së Prishtinës e ne, do të vazhdojmë përmes ekipit juridik të luftojmë dhe punojmë për interesat e banorëve tanë, duke përdorur të gjitha të drejtat demokratike dhe mekanizmat e tjera demokratike me qëllim ruajtjen e të drejtave të pronarëve dhe trashëguesve të trojeve” ka thënë Todiq.

Ky i fundit ka theksuar se në këtë luftë të përbashkët shpreson se drejtësia dhe e drejta do të jetë në anën e qytetarëve.

“Është e rëndësishme të theksohet se ne e kundërshtuam këtë në vazhdën e vendimeve të njëanshme, të paligjshme dhe të padrejta të qeverisë së Prishtinës rreth shpronësimeve të trojeve duke ngritur bashkarisht zërin, kryesia komunale, populli dhe ekipi ligjor. duke përdorur argumente ligjore dhe të gjithë së bashku treguan vendosmëri dhe këmbëngulje për ruajtjen e interesave legjitime, si dhe ruajtjen e mbrojtjen e trojeve prej uzurpimit e mund të them rrëmbimit. Shpresojmë që ligji dhe drejtësia, e cila është në anën e pronarit të truallit, do të japë rezultate përfundimtare dhe se qeveria e Prishtinës, do të heqë dorë nga zbatimi i këtij vendimi të njëanshëm e të kundërligjshëm” ka përmbyllur Todiq.

Misionet e BE dhe OSBE në Kosovë, kanë shprehur shqetësimin e tyre për shpronësimet duke i bërë thirrje qeverisë të respektojë të drejtën e pronës.

"Misioni i OSBE shpreh shqetësimin rreth çështjes së respektimit të së drejtës pronësore dhe procedurave ligjore në këtë dhe raste të ngjashme në veri të Kosovës gjatë muajve të fundit, ndërkohë që njerëzit tanë po e shikojnë në mënyrë aktive këtë çështje prej muajit gusht të vitit të kaluar. I kam shprehur shqetësimet e mia qeverisë dhe i kam bërë thirrje për respektimin e të drejtës së të gjithë të zotërve të pronave dhe procedurave të rregullta ligjore në përputhje me ligjin” thuhet në letrën e shefit të Misionit të OSBE në Kosovë Majkëll Devenport.

Ky i fundit ka kujtuar se zyrtarët e OSBE në kuadër të monitorimit të aktiviteteve, morën pjesë në dëgjesën publike që u mbajt në Leposaviq më 15 shkurt.

“Edhe pse ishte një moment i rëndësishëm për të dëgjuar shqetësimet e të zotërve të pronave dhe komunitetit më të gjerë, për fat të keq askush nga qeveria nuk mundi të diskutonte qëllimin e shpronësimit. I vura në dukje qeverisë se është e rëndësishme të jepet informacion zyrtar për qëllimin. Presim që qeveria ta bëjë këtë jo më vonë se faza tjetër e procesit, siç e kërkon ligji. Hapi tjetër pritet të jetë publikimi i vendimit paraprak për shpronësimin. Kur qeveria të publikojë vendimin paraprak, pronarët e cënuar, do të kenë të drejtën t’a kundërshtojnë shpronësimin në gjykata sipas bazave të përcaktuara me ligj në lidhje me legjitimitetin, domosdoshmërinë, proporcionalitetin, mosdiskriminimin dhe respektimin e ligjit" shtoi Davenport në përgjigjen e tij për Todiq.

Misioni i OSBE thuhet, do të vazhdojë të ndjekë këtë çështje me të gjithë palët e interesuara, do të vijojë të mbrojë dhe mbështesë për sundimin e ligjit dhe këshillojë të zotët e pronave të cënuara për mjetet juridike në dispozicion.

Një letër me përmbajtje të ngjashme Todiqit i ka dërguar edhe Zyra e BE në Kosovë.

"Ju bëjmë të ditur se në lidhje me letrën tuaj të datës 14 shkurt, drejtuar misionit tone ku ndër të tjera shprehni shqetësimin tuaj lidhur me vendimet e fundit të qeverisë së Kosovës për shpronësimin e pronave të paluajtshme siç thuhet që ndodhet në territorin e komunës së Leposaviqit. Përfaqësuesi special i BE(EUSR) ka mandat që të avancojë prioritetet e sundimit të ligjit në Kosovë, të ndihmojë dhe lehtësojë përparimin e Kosovës në rrugën europiane dhe të sigurojë konsistencën dhe koherencën e aktiviteteve të BE në Kosovë. Misioni i BE për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX, ka mandat për të monitoruar rastet dhe gjykimet e përzgjedhura në sistemin gjyqësor të Kosovës dhe aktualisht është duke monitoruar nga afër procesin e shpronësimit” thekson në letrën e tij shefi i Zyrës së BE në Kosovë Tomash Suniog.

Siç bëhet e ditur në deklaratën e Zyrës së BE për këtë çështje, nga 2 shkurti “BE me shqetësim po ndjek të gjitha aktivitetet në të cilat zhvillohen në zonat kadastrale në komunat e Leposaviqit dhe Zubin Potokut".

"E konsiderojmë se e drejta e të zotërve të pronave duhet të respektohet tërësisht në përputhje me ligjet në fuqi. Në përputhje nga sa më sipër, apelojmë tek qeveria e Kosovës të ndërmarrë të gjitha përpjekjet sesi të sigurojë dhe respektojë procedurat ligjore dhe të respektojë tërësisht të drejtat e pronarëve. Dëshirojmë t’ju falenderojmë që na kthyet vëmendjen në këtë çështje mjaft të rëndësishme" ka thënë përfaqësuesi i BE në Kosovë.