Trifunoviq: Krimet individuale nuk janë genocid, presione kërcënuese ndaj Sërbisë dhe sërbëve në Kosovë
Avokati Gjorgje Trifunoviq, ish-kryetar i Gjykatës Ushtarake në Beograd, vlerëson se Instituti për Krime Lufte në Prishtinë do të jetë në funksion të përgatitjes së padisë për genocid ndaj Sërbisë, por edhe si presion shtesë ndaj Sërbisë dhe sërbëve në Kosovë.
“Paralajmërimi për formimin e Institutit për Krime të Luftës në Kosovë, duket se është në funksion të përgatitjes së padisë për genocid ndaj Sërbisë. Padia penale e genocidit, krimet kundër njerëzimit, krimet e luftës kundër popullsisë civile, të plagosurve, të sëmurëve dhe të burgosurve janë pjesë e së drejtës penale ndërkombëtare. Ajo bazohet në konventat e miratuara që shtetet i kanë ratifikuar shumë kohë më parë. Nuk e di nëse Kosova e ka bërë këtë”, thotë Trifunoviq.
Ky i fundit beson se me aktualizimin e padisë për genocid ndaj Sërbisë, Kosova njëkohësisht dëshiron të prezantohet si pjesë e bashkësisë ndërkombëtare.
“Duan të prezantojnë veten si pjesë e komunitetit ndërkombëtar që njeh të drejtën penale ndërkombëtare dhe të fitojnë pikë për shtetësinë e tyre. Por kjo njëkohësisht është një lloj presioni i vazhdueshëm ndaj Sërbisë dhe popullit të vet. Fakti që pak e nga pak kapin dikë dhe e fusin në paraburgim me pretendimin e kryerjes së krimeve të luftës çka ka ndodhur 20 vjet më parë, është bërë aktuale për të folur rreth kësaj. Kjo ka efekt dhe krijon privilegje dhe tolerancë në pjesën e bashkësisë ndërkombëtare”, thotë Trifunoviq për Kosovo onlajn.
Trifunoviq thotë se është e mundur që gjatë aksioneve policore dhe ushtarake në Kosovë në vitet 1998 dhe 1999 të jenë kryer eksese apo krime individuale, pra të mos kenë vepruar gjithmonë në përputhje me konventat ndërkombëtare.
“Por të tilla eksese nuk shkojnë tek genocidi. Kjo duhet të diskutohet, të mblidhen të dhëna. Dhe tani si do t’a bëjnë ata, nëse i kanë kushtet apo jo është çështja. Sido që të jetë, në Kosovë lindi rebelim i armatosur dhe politika jonë në atë moment e cilësoi atë si terrorizëm, çka edhe atëherë mendova se ishte e gabuar. Vulosja e motivit të armatosur u jep autoriteteve kapacitet të plotë dhe në aksionet e policisë për të luftuar terrorizmin, por kjo nuk është kështu. Për të egzistuar mundësia që do t’a përjashtonte Sërbinë nga detyrimi për t'u përmbajtur, do të duhej shpallja e gjendjes së pjesshme të luftës në territorin e Kosovës dhe më pas vendosja e ushtrisë me kapacitet të plotë.
Ky ishte qëndrimi im, ndërsa përse nuk ishte kështu, është histori e vështirë”, spegon Trifunoviq.
Ky i fundit thekson se egzistojnë një sërë vendimesh dhe konventash ndërkombëtare që e përcaktojnë qartë çështjen e genocidit, ndërsa Kosova ka vendosur që do të jetë lloj presioni ndaj Sërbisë, edhe pse, siç pretendon ai, mund të shtrohet pyetja nëse shqiptarët janë ata që kanë kryer krime ndaj sërbëve në nivelin e genocidit.
“Genocidi vërtetohet nga egzistenca e urdhërave, vendimeve të politikave dhe egzekutuesve. Nëse dikush zhvendoset sistematikisht, nëse dikujt i shkatërrohet uji dhe korrenti, detyrohet të shpërngulet-atëherë ky është genocid dhe unë nuk e di se një gjë e tillë ka egzistuar. Çështja është sesi e kaloi pala sërbe aty, a është ky genocid? A është genocid shpërndarja e dhunshme e sërbëve, helmimi i ushqimeve dhe bagëtive, prerja e drurëve frutorë dhe pyjeve, përcjellja e fëmijëve në shkollë nën vëzhgim?” thotë Trifunoviq.
Ky i fundit vlerëson se hetimi i krimeve të luftës, nuk mundet të kontestohet dhe veç kësaj edhe themelimi i Institutit për Krime Lufte në Prishtinë, por problemi është formulimi ligjor i veprave të tilla penale.
“Krimet e luftës mund të kryhen vetëm gjatë luftës, dhe genocidi dhe vepra penale kundër njerëzimit nuk kërkojnë luftë sepse bëhet fjalë rreth shkatërrimit sistematik i planifikuar ndaj një grupi fetar, kombëtar, etnik dhe për këtë nuk duhet të egzistojë luftë. Këtu nevojitet kushti për krim të jetë lufte me shtetin që shpall luftën dhe me sa di unë ata janë vetdeklaruar shtet dhe disa i kanë njohur, por ne jo. Prandaj, çështja e raportit ndaj atij instituti është shumë specifik dhe i vështirë, ashtu sikurse është e vështirë e gjithë historia me Kosovën”, thotë Trifunoviq.
0 komentet