Vazhdon gjyqi ndaj Dragisha Millenkoviqit nga Kishnica
Me dëgjimin e dëshmitarëve para Sektorit të Posaçëm të Gjykatës Themelore të Prishtinës, ka vijuar gjyqi ndaj Dragisha Millenkoviqit nga Kishnica ndaj të cilit rëndon vepra e pretenduar e krimeve të luftës ndërsa sipas fjalëve të njërit prej avokatëve të Millenkoviqit, Zhivojin Jokanoviq, deklarata e dëshmitarit nuk shkoi në favor të mbrojtjes.
Para Sektorit të Posaçëm të Gjykatës Themelore të Prishtinës, sot u dëgjuan dy dëshmitarë të thirrur nga Prokuroria.
“Asgjë e re dhe asgjë e veçantë veçse ajo çka sot u pyetën dy dëshmitarë duke dhënë deklaratat e tyre për të mos thënë shumë të dëmshme, por që nuk shkojnë në favor të mbrojtjes, ndërsa kur është fjala rreth procedurës në tërësi sipas metodave të thirrjeve dhe ftesave, mund të thirret çdo ish-punonjës burgu me uniformë, të gjithë rojet e burgut mund të thirren. Nga deklarata e sotme e dëshmitarit të dytë, është karakteristike se ai ishte thirrur ku në 25 vjet nuk u kujtua të denonconte asgjë dhe kur e thirrën, dëshmoi ashtu sikurse i interesonte organit të akuzës” ka thënë Jokanoviq.
Ky i fundit thekson se do të ishte jo serioze të jepen parashikime sesi do të vijojë gjykimi.
“Nuk mund të mos i besojmë gjykatës së lartë, të gjitha parashikimet do të ishin jo serioze. Do të bëjmë gjithçka që mundemi, mbrojtja është e unifikuar, mendoj se është në nivelin e kësaj faze të procedurës” ka thënë ai.
Vazhdimi i gjyqit është caktuar më 8, 11, 12 dhe 13 nëntor.
Dragisha Millenkoviq u arrestua më 21 qershor në Kishnicë.
Millenkoviq akuzohet se si roje burgu gjatë konfliktit në Kosovë në vitet 1998 dhe 1999 në burgun prishtinas, në degën e Lipjanit, në cilësinë e zyrtarit dhe së bashku me zyrtarë të tjerë gjatë ushtrimit të detyrës, kanë shkelur rregullat e së drejtës ndërkombëtare gjatë konfliktit, “në mënyrë sistematike ka keqtrajtuar të burgosurit shqiptarë duke i torturuar në mënyrë çnjerëzore me sende të ndryshme”.
Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti akuzë ndaj Millenkoviqit më 26 dhjetor të vitit 2023, ndërsa avokati Dejan Vasiq kërkoi që dhe kryeministri kosovar Albin Kurti të dëgjohet si dëshmitar për rastin e Millenkoviqit pasi ka qenë i paraburgosur në burgun e Prishtinës në kohën kur Millenkoviq punonte në këtë burg.
Pas arrestimit të Millenkoviqit u protestua për disa ditë në Graçanicë.
komentet