Vuçeviq: E rëndësishme që SHBA të dëgjojë pozicionin e Sërbisë për Kosovën

Miloš Vučević
Burim: Kosovo Online

Kryeministri i Sërbisë Millosh Vuçeviq ka thënë sot se është e rëndësishme që Sërbia dhe SHBA të forcojnë bashkëpunimin pikërisht përmes formatit të dialogut strategjik duke bërë të ditur se pa Amerikën nuk mund të zgjidhen problemet kyçe rajonale dhe që është me rëndësi të veçantë që SHBA të mirëdëgjojë pozicionin e Sërbisë për çështjen e Kosovës.

“Janë shumë fusha të cilat presim të përafrojmë qëndrimet me SHBA, mbi të gjitha të kemi atë format strategjik të dialogut mes dy shteteve” ka thënë Vuçeviq gazetarëve në Beograd duke komentuar lajmin se Sërbia dhe SHBA këtë fundjavë do të firmosin aktin për dialog strategjik.

Ai tha se SHBA padyshim është fuqia e parë në botë  dhe se është e pamendueshme që zgjidhja e çështjeve kyçe rajonale, të bëhen pa pjesmarrjen e Amerikës.

“Për ne është e rëndësishme që SHBA të dëgjojë mirë dhe zëshëm pozitën sërbe për Kosovën dhe Metohinë sikurse dhe përsa i përket rajonit, mbi të gjitha B&H dhe Republikën Sërbe të Bosnjës” ka thënë Vuçeviq.

Si fusha të rëndësishme të bashkëpunimit, renditi ekonominë, energjitikën, mbrojtjen e sigurinë.

“Do të doja të kemi raporte të afërta në fushën e mbrojtjes, ne kemi qenë të interesuar pajisje të caktuara nga SHBA përsa i përket armatimit dhe pajisjeve ushtarake” ka thënë Vuçeviq.

Ky i fundit shtoi se bashkëpunim të rëndësishëm do të ketë dhe në fushat e sigurisë kibernetike, shkëmbimeve të të dhënave informative, kontrolleve të lëvizjeve migratore, lufta ndaj trafikut të njerëzve dhe narkotikëve.

“Këto janë të gjitha fusha me interes për të dy vendet dhe besoj se rritje të veçantë të zhvillimit të marrëdhënieve do t’a japë administrata e re në Uashington” tha kryeministri i Sërbisë.

Rreth notës së protestës së B&H: Përqafoni Republikën Sërbe të Bosnjës nëse dëshironi që B&H të jetë shtet funksional

Pyetjes për notën e protestës së B&H si pasojë e pjesmarrjes së kreut të shtetëror të Sërbisë në kremtimin e Ditës së Republikës Sërbe të Bosnjës, Vuçeviq tha se politika e Sarajevës në vend të emërtesës popullit sërb si genocidist në B&H, të përqafojë Republikën Sërbe nëse dëshiron që Bosnjë-Hercegovina të jetë shtet funksional.

“Më duket e çuditshme që këtë e bën dikush që flet për B&H si për shtetin e vet dhe vatanin dhe kush dëshiron që B&H të jetë shtet funksional dhe i fortë. E pabesueshme më duket kjo që thoni dhe bëni tërësisht të kundërtën e saj” tha Vuçeviq duke komentuar deklaratën e ministrit të punëve të jashtme të B&H Elmedin Konakoviq.

Ai tha se individë në Sarajevë gjysmën e shtetit të tyre, një prej entiteteve të tyre e sulmojnë përgjatë gjithë kohës, ndërsa të paktën 1/3 e popullsisë së vendit e shpallin genocidiste me narrativë të keqe.

“Mos e bëni këtë. Nëse doni që B&H të jetë shtet funksional, miqtë e mij, këshilla e fqinjit për Sarajevën politike është-përqafoni RS, tregoni respekt ndaj saj pasi do t’u kthehet shumëfish. Tregoni një respekt për RS, që nuk është fryt lëmoshe por luftë mbrojtëse e popullit sërb në B&H” ka thënë Vuçeviq.

Ky i fundit shtoi se boshnjakët në B&H konsiderohen se udhëhoqën luftën mbrojtëse e kështu e shikojnë dhe sërbët në B&H.

Ai theksoi se asnjëherë nuk duhet të kthehen as vitet ’90 e as vitet ’40 por nevojitet që të bisedohet për autostradën Beograd-Sarajevë, për hekurudhën Beograd-Sarajevë, për rrugën drejt Banjallukas për lidhjet mes dy shteteve.

“Nuk kemi kurrëfarrë lloj problemi që ata vijnë në Novi Pazar, Sjenicë, por nuk mundet që as ata ne të na e ndalojnë të vizitojmë të afërmit, miqtë, vëllezërit, motrat në RS. Kjo është pjesë e vlerave europiane dhe në këtë rajon duhet të jetojmë. Përqafojeni RS, do të keni B&H të mirë. Që një pjesë të popullsisë t’a deklaroni genocidist dhe që B&H të jetë funksionale-si kështu? Nuk ka kuptim. Foli gjithçka Konakoviq, këshilla ime për të është që të gërmëzojë emrin e RS, të tregojë respekt ndaj sërbëve në B&H, do të jetë shumë më mirë për të tre popujt dhe dy entitetet në B&H” ka thënë kryeministri Vuçeviq.