Vuçeviq: Faji për gjithçka është Kurti, Serbia pret një rol shumë më aktiv nga KFOR-i

Miloš Vučević
Burim: Kosovo Online

Ministri i Mbrojtjes Millosh Vuçeviq tha sot se kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe politika e tij janë fajtorët e vetëm për atë që ndodhi në Banjskë të komunës së Zveçanit, raporton RTV.

Vuçeviç u tha gazetarëve pas hapjes së panairit të armëve "Partner 23" se Serbia pret një rol shumë më aktiv nga KFOR-i, "dhe të mos lejojë gjuetinë e serbëve deri në shfarosje".

Siç theksoi ai, ajo që po ndodh me ditë e muaj në Kosovë paraqet sfida të mëdha, e gjitha kjo për shkak të politikës së Kurtit, e cila ka karakter përjashtimi.