Vuçiq: Do të ketë tentativa të tjera për të shkaktuar trazira ashtu si sot, puna jonë është të mos i nënshtrohemi presionit
Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq ka deklaruar mbrëmjen e sotme se qytetarët të cilët u mblodhën para Presidencës, nuk janë grupe joformale ekstremiste, por mbështeten nga të paktën katër subjekte parlamentare.
"Nuk duhet t’u kushtohet vëmendje e veçantë, por nuk janë grupe joformale ekstremiste, por mbështeten nga të paktën katër parti parlamentare. Kryetarët dhe përfaqësuesit e tyre kanë qenë në tubim. Disa njerëz e gjetën veten rastësisht dhe nuk dinin se çfarë po bënin. Kishin dijeni dhe gjithçka ishte planifikuar", ka sqaruar Vuçiq për Pink.
Vuçiq theksoi se këto tentativa si ajo e mbrëmjes së sotme për të shkaktuar trazira, do të jenë të shumta sepse shumë nëpër botë po bëjnë gjithçka për të shembur stabilitetin e Sërbisë.
„Puna jonë është të mos i nënshtrohemi presionit dhe të udhëheqim politikën tonë. Do të merremi me të gjitha gjërat më të rëndësishme. Të gjithë duhet të mësojnë një herë e përgjithmonë që në Sërbi në qeveri vjen dhe ikën vetëm përmes vullnetit të zgjedhësve“, nënvizoi ai.
Vuçiq nënvizoi se kohët kur shërbimet inteligjente të huaja sillnin dhe largonin qeveri në Sërbi, kanë kaluar prej kohësh të cilat i kushtuan shtrenjtë vendit, dinjitetin politik dhe kombëtar.
„Dua të uroj qytetarët për festën dhe t'u them të flenë të qetë. Shteti i Sërbisë është mjaftueshëm i fortë për të fituar ndaj të gjithë ekstremistëve, ndaj të gjithë atyre të cilët duan të vrasin qytetarët. Popullit tonë në Kosovë e Metohi u them se jemi me ta dhe do t’a mbrojmë Kosovën e Metohinë dhe Sërbinë tonë”, nënvizoi ai.
I pyetur nëse tubimi ka qenë i ligjshëm, Vuçiq tha se gjithçka që ka të bëjë me detajet teknike duhet të pyetet MPB.
“Por nuk ka dyshim se ata nuk kanë bërë asgjë në përputhje me ligjin por gjithësesi nuk ka rëndësi, pasi ata kanë bërë çfarë kanë bërë. Por klithmat histerike flasin mjaftueshëm si pasojë e humbjes në zgjedhje si dhe në kuvend”, spegoi ai.
Presidenti sërb duke folur sot në Kragujevac e më vonë në Beograd, tha se aventurizmi është i mundur kur krijon shtet dhe kur ka shtet nuk tolerohet aventurizmi, shteti nuk mund të durojë sjellje të papërgjegjshme, joserioze dhe antishtetërore.
"Ndaj është e rëndësishme që në udhëheqje të ketë nga ata që e kuptojnë se çfarë është shteti. Ju i keni quajtur pro-rus, nuk e di nëse janë. Ata janë qytetarë të Sërbisë. Di vetëm që janë antisërbë pasi çdo gjë që ata bëjnë, është kundër popullit të tyre dhe Sërbisë”, nënvizoi Vuçiq.
Ky i fundit tha se nëse dikush është për dikë tjetër, së pari duhet t‘a dojë popullin e vet. Vuçiq theksoi se ne kemi emocione të thella ndaj Rusisë dhe popullit rus dhe kujtoi se Sërbia nuk ka vendosur sanksione ndaj Moskës.
„Në ndryshim me këta njerëz unë kam besim, nuk është e nevojshme që dikush nga Vagneri të më rrahë supet dhe të më thotë se çfarë duhet të bëj, mjafton të besoj se çfarë është më e mira për Sërbinë”, ka theksuar ai.
Vuçiq tha se kanë bërë thirrje për dhunë më të rëndë.
"Kur thoni se jeni gati për shumë më tepër se trazira, çfarë më tepër, nëse nuk është gjakderdhje dhe vrasje. Kë do të vrisnit, me urdhër të kujt? Mendoni se kjo është e mundur, pasi nuk do të gjeni përgjigje," pyeti ai.
Vuçiq ka thënë gjithashtu se në seancën e Kuvendit ka qenë e qartë se dhuna është argumenti i vetëm që kanë pasur dhe kur janë mundur me argumente politike, kanë kaluar në argumentin e vetëm të mundshëm, dhunën.
“Dhe kur as kjo për ta nuk funksionoi, kaluan në dhunën e rrugës... Mendoni se do të trembem, siç mendonin disa para jush? Dhe i vetmi ndryshim është se ata të mëparshmit të paktën fshihnin dhe shpiknin arsye për dhunë, tani haptazi bëjnë thirrje për dhunë. Askush nuk e ka shpikur karabinën, i arrestuari ka thënë publikisht gjatë marrjes në pyetje se shkonte në Beograd për tubim”, tha Vuçiq.
Prandaj, tha ai, qytetarët duhet të mendojnë se në çfarë lloj vendi duan të jetojnë.
Mesazhi im për qytetarët është të mos shqetësohen, shteti do të sigurojë paqen dhe sigurinë për të gjithë ata”, tha presidenti Vuçiq.
Vuçiq: Sërbia nuk mund të mposhtet asnjëherë, organet kompetente do ruajnë paqen
Presidenti i Sërbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se organet kompetente shtetërore e kanë situatën e vendit plotësisht nën kontroll dhe se qytetarët mund të jenë të qetë dhe kushdo që mendon se mund të rrëzojë Sërbinë me gënjeshtra dhe kërcënime brutale me mbështetje nga jashtë, nuk do të mundin të bëjnë asgjë.
“Njerëzit mund të jenë të qetë dhe paqësor. Kanë shtetin që do të kujdeset dhe nuk do të lejojë asnjë dhunues, ekstremist të kërcënojë integritetin dhe rendin kushtetues të Sërbisë me çfarëdolloj mbështetje politike dhe nën kujdesin e huaj, qoftë nga perëndimi apo lindja”, tha Vuçiq.
Ai shtoi se së fundmi ka paralajmëruar se po vijnë kohë të vështira dhe se shtizat do të shpërthejnë mbi Sërbinë, pasi një konflikt i madh botëror është duke ndodhur.
“Na takon të ruajmë paqen dhe të mendojmë për atë që na pret, të ndërtojmë një të ardhme për fëmijët tanë. Shumë fëmijë kemi humbur, nuk kemi më për t’i hedhur poshtë”, tha Vuçiq.
Siç tha ai, nuk dëshiron të bjerë në provokimet e atyre që bëjnë gjithçka të keqe për vendin dhe tani thonë se qeveria po bën diçka për interesat e sërbëve, kundër integritetit territorial të Sërbisë.
"Jo. Po bëjmë gjithçka për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial të Sërbisë, për të ruajtur Kosovën e Metohinë nën Sërbi, por nuk ka vlerë t'u spegojmë atyre që mendojnë se Sërbia duhet të bëhet pjesë e një zone lufte dhe shënjestër për përmbysjen e të mëdhenjve”, tha Vuçiq.
Është detyra e tij si president, të ruajë e mbrojë Sërbinë nga lojërat e papërgjegjshme dhe aventurizmi i njerëzve.
Për këtë arsye, rithekson ai, organet kompetente shtetërore, do të marrin të gjitha masat në përputhje me ligjin, ndaj të gjithë atyre që kërcënuan me dhunë dhe trazira.
Konstatimit se disa kanë paralajmëruar protesta apo diçka edhe më ekstreme, Vuçiq tha se shteti jo vetëm që do të jetë i gatshëm t'i rezistojë, por do të reagojë me efikasitet, shpejtësi, seriozisht dhe me përgjegjshmëri.
“Ata që mendojnë se mund të shkatërrojnë Sërbinë me gënjeshtra brutale, njëri nën kërcënimin e armës, disa të tjerë që kanë lidhje me ndonjë vend të huaj, mbështetje financiare të cilët marrin prej disa të huajve dhe duke e justifikuar gjithçka me patriotizëm të madh-ata kurrë nuk mund t’a mposhtin Sërbinë” tha Vuçiq.
Në vazhdim periudhë e vështirë
Presidenti sërb përsëriti se pret një periudhë të vështirë ku pas disa ditëve do të udhëtojë në Mynyh në Konferencën e Sigurisë ku do të bisedojë me shtetarë të shumtë botërorë.
Këto, shtoi ai, nuk do të jenë biseda të lehta, por duhet të diskutohen që Albin Kurti, të mos ketë mundësi të flasë kundër Sërbisë.
Vuçiq megjithatë vuri në dukje se pas kësaj do të ketë edhe lajme të mira për Sërbinë sikurse çeljen e fabrikave, pasi ato janë garanci për të ardhmen, për të mundësuar paga e pensione të larta.
Nuk do të lejojmë askënd të ndalojë përparimin e Sërbisë, ka thënë presidenti Vuçiq.
“E ndërsa për zgjedhje gjithmonë jam i gatshëm dhe gjithmonë do vërtetojmë verdiktin e popullit. Por Sërbia nuk do t'i shërbejë askujt në botë. Udhëheqja e shtetit, do të mbajë politikën e vet, pasi nuk kemi atdhe rezervë. Vetëm një, Sërbia. Jam ngopur me ata që thonë-nëse zgjedh këtë rrugë, atëherë Sërbia është në rrugën e duhur... Vetëm rruga e Sërbisë është rruga e drejtë. Të vetmin vend që kemi, nuk do t’a japim” ka thënë Vuçiq.
0 komentet