Vuçiq: Kuptoj mashtrimet për Kosovën, pres probleme të mëdha në fund të muajit
Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë se kupton llojet e mashtrimeve për Kosovën dhe se pret probleme madhore në fund të muajit, ashtu sikurse në Bruksel papritmas po shkohet drejt ndryshimit të Planit të implementimit.
“Tentuan përmes hilesë, mashtrimeve që të merrnin diçka nga Sërbia dhe kjo e fundit mos të përfitojë asgjë” ka thënë Vuçiq në emisionin “Cirilike” në TV Hepi.
Vuçiq nënvizon se në Bruksel nuk mund t’a pranojë planin që i është ofruar, sepse papritur ka ndodhur një ndryshim në planin e implementimit.
Ai ka treguar se teksti i publikuar së fundmi për të në “Nju Jork Tajms” është porositur pesë muaj më parë dhe se është përpiluar në Sërbi.
Gjithçka në këtë tekst, shton ai, tashmë është publikuar, duke thënë se është gënjeshtër që disa të fshehin rolin e tyre në bashkëpunim me klanin e Belivuk.
“Kuptova momentin kur u publikua pikërisht në kohën e bisedimeve në Bruksel për të marrë një mesazh të qartë: CIA të përgatit, CIA vështron dhe nëse nuk e dëgjon, ky është vetëm fillimi. Përgjigja ime është se e kuptova mesazhin, nuk u frikësova prej tyre, nuk më magjepsin budallallëqet që janë shkruar. Do të luftoj për vendin tim, e ndërsa ju vazhdoni të gënjeni me bashkëpunëtorët tuaj” shpjegoi ai, duke shtuar se në mesin e atyre bashkëpunëtorëve ishte edhe ish-presidenti i Sërbisë, Boris Tadiq.
Vuçiq theksoi se është e ditur se shkonte me tifozë dhe përleshej në stadium.
Presidenti sërb spegon se qysh nga momenti kur u vra shoku i tij Igor Popoviq, ai e pati kthyer tërësisht vëmendjen në mësim, shkollë dhe studime.
“Deri atëherë me të vërtetë nuk kam qenë shembull i asnjë fëmije ndonëse kam qenë nxënës i dalluar. Nuk ndihem krenar për këtë” nënvizon Vuçiq.
0 komentet