Vuçiq me kongresmenët Tërner dhe Norkros: Sërbia e gatshme të forcojë lidhjet me SHBA
Burim: Instagram
Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq është takuar sot me kongresmenët amerikanë, përfaqësuesit e shteteve Ohajo dhe Nju Xhersi Majkëll Tërner dhe Donald Norkros me të cilët bisedoi rreth marrëdhënieve dypalëshe, rrugën europiane të Sërbisë dhe çështjet e aktualitetit global e rajonal.
Vuçiq theksoi se Sërbia është e gatshme që të forcojë lidhjet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Në bisedën përmbajtësore, shprehëm gatishmërinë që të forcojmë dhe më tej bashkëpunimin gjithëpërfshirës mes Sërbisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës si dhe të vazhdojmë dialogun për të gjitha çështjet e interesit dypalësh” ka thënë Vuçiq në Instagram.
Kur është fjala për energjitikën, theksoi se për Sërbinë është mjaft domethënëse çështja e funksionimit të kompanisë NIS dhe ruajtja e sigurisë energjitike të vendit.
“Shpreha besim se kjo çështje do të zgjidhet së shpejti” shtoi presidenti Vuçiq.
0 komentet