Vuçiq me Llajçakun: Kushte të padurueshme jetese për sërbët në Kosovë

Beograd_240315_sastanak Vučić-Lajčak
Burim: Kosovo Online

Pas më pak se një orë, është mbyllur biseda e presidentit të Sërbisë Aleksandar Vuçiq dhe të dërguarit special të Bashkimit Europian për dialog mes Beogradit dhe Prishtinës Mirosllav Llajçak.

"Me Mirosllav Llajçakun diskutova rreth situatës në Kosovë e Metohi dhe kushteve të padurueshme për jetesën e popullit sërb", ka bërë të ditur Vuçiq në Instagram.

Vuçiq tha se kanë biseduar për mundësitë dhe temat për vazhdimin e bisedimeve konstruktive në Bruksel, si dhe për hapat e nevojshëm për progres drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës.

"Edhe një herë kam ftuar bashkësinë ndërkombëtare që konkretisht dhe me vendosmëri të angazhohet për çështje thelbësore të rëndësishme për egzistencën e popullit sërb në K&M dhe stabilitetin rajonal", shton presidenti i Sërbisë.