Vuçiq: Më shqetëson politika europiane për çështjen e Kosovës
Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë sot në Davos se atë e shqetëson politika europiane për çështjen e Kosovës.
Ai informoi gazetarët se ishte takuar me të dërguarin e BE për dialog mes Kosovës dhe Sërbisë Mirosllav Llajçak dhe tha se pret së shpejti vendosjen e danezit Peter Sorensen në këtë post.
“Më shqetëson politika europiane për këtë çështje, jo vetë Sorenseni i cili është profesionist dhe njeri korrekt, por politika e lëshimeve ndaj Kurtit dhe deklaratave të tij pavarësisht të gjitha provokimeve aktive që atë do t’a lënë në Këshillin e Europës dhe organizma të tjera” sqaroi Vuçiq.
Ky i fundit tha se se në lidhje me këtë do të bisedojë me amerikanët dhe do të shikojë sesi do të shkojë më tej.
Kina pamëdyshje mbështet integritetin territorial të Sërbisë
Vuçiq u shpreh se me nënkryetarin e parë të qeverisë kineze Ding Sjuesjang ka biseduar rreth çështjeve kryesore mbi të gjitha për përmirësimin e mëtejshëm të marrëdhënieve shumë të mira mes Kinës dhe Sërbisë. Ai tha se Kina është e rëndësishme për Sërbinë si partneri i dytë tregtar me gati 7 miliardë dollarë duke shtuar se shkëmbimet tregtare janë rritur nga viti në vit.
“Kemi biseduar dhe për gjëra politike. Unë jam mbështetës për zgjidhjen e çështjes tajvaneze nga ana e Kinës në përputhje me parimin politik të një Kine. Ai pamëdyshje ka thënë qartë se mbështet ruajtjen e integritetit territorial të Sërbisë dhe Kosovës e Metohisë si pjesë e vendit tonë”, ka theksuar Vuçiq.
Është diskutuar dhe për zhvillimet në Sërbi ndërsa pala kineze përcaktoi mbështetje për Sërbinë dhe mospërzierjen e faktorit të huaj i cili sikurse tha, duket që është i dukshëm.
Ai tha se ka biseduar dhe me një numër miqsh nga kontinenti afrikan.
Gjithashtu Vuçiq ka biseduar dhe me presidentin e Izraelit Isak Hercog.
“Konfirmuam raportet miqësore mes Sërbisë dhe Izraelit, ramë dakord për vazhdimin e bashkëpunimit për çështjet ekonomike dhe teknologjinë më të lartë moderne, inteligjencën artificiale dhe bashkëpunim ushtarako-teknik që për ne është mjaft domethënëse” ka thënë presidenti Vuçiq.
Ky i fundit shtoi se me liderë të shumtë europianë ka shkëmbyer qëndrime për të gjitha çështjet e rëndësishme dhe në të gjitha këto biseda, tema kryesore ka qenë inagurimi i Donald Trampit.
Vuçiq ka theksuar se është ende herët që të flitet për efektet e inaugurimit të Trampit duke ditur se dhe një shekull nuk është i mjaftueshëm për të analizuar mundësitë në botë.
Vuçiq tha se Tramp gjatë fjalimit të djeshëm ishte i qetë dhe përcaktoi politikë më të qartë sesa në mandatin e parë-me mesazhe të qarta sesi do të duhet të shpenzohen paratë e shtetit.
“Mund të konfirmoj se zhvillimet janë të mëdha dhe shpejt do të sjellin ndryshime në botë. Europa e kuptoi dhe Trampi i’u përgjigj si atyre dhe kinezëve, Trampi tha se jam kundër marrëveshjes së Parisit, kjo është mjaft gjë e rëndësishme dhe ndryshim i madh në botë. Kinezët sot kanë riafirmuar dëshirën e tyre për respektimin e marrëveshjes së Parisit, politikat komplete të ndryshimeve klimatike dhe veprimet e përbashkëta lidhur me të. Dhe Ursula fon der Lajen e konfirmoi këtë. Ajo është që ata dëshirojnë marrëdhënie të mira me Amerikën sigurisht, por marrëveshje direkte me Tramp ishte se ’Ne nuk pajtohemi me ty për marrëveshjen e Parisit” ka thënë Vuçiq.
Vuçiq shtoi se Fon der Lajen deklaroi se 30% e tregtisë botërore është mes Amerikës dhe BE.
Sipas fjalëve të saj, Fon der Lajen në mënyrë të mençur paralajmëroi Trampin se 3,5 milionë njerëz në Amerikë punojnë në kompani europiane më së shumti në industrinë automobilistike.
Nga Fon der Lajen, thotë Vuçiq, mund të dëgjoje se vizita e parë e përfaqësuesit të Komisionit Europian do të jetë në Indi, por që pas kësaj “do të ishte e mençur që të ripërtërheshin marrëdhëniet me Kinën”.
Bota, tha ai, nisi të lëvizë në anë tjetër.
“Sholc pak më parë ka folur kujdesshëm dhe mençurisht. Ai nisi të udhëheqë politikë mjaft të mençur. Si Sholc dhe Fon der Lajen përmendën për herë të parë Indonezinë, Malajzinë dhe gjithashtu Indinë. Dalëngadalë të gjithë po orjentohen drejt Azisë pasi e dinë se në lojërat e disekuilibrave dhe ekuilibrave do të ndodhin shumë gjëra të këqija” ka thënë Vuçiq.
komentet