Vuçiq: Ndodhemi në situatë të vështirë, por do të bëjmë gjithçka të ruajmë paqen dhe mbrojmë popullin tonë
Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë se Sërbia ndodhet në një situatë të vështirë, por do të bëjë gjithçka sesi të ruhet paqja dhe stabiliteti, si dhe mbrojtjen popullit sërb të veriut të Kosovës dhe Metohisë.
Përmes një videomesazhi në Instagram ai shprehet se pas armatosjes së shqiptarëve dhe vënies në gatishmëri të lartë, do të ndërmarrë të gjitha masat që të mbrojë popullin sërb dhe ruajë paqen.
Siç tha ai, Beogradin fatkeqësisht nuk kanë kërkuar ta dëgjojnë apo nuk kanë pasur interes t’a dëgjojnë, por asnjëherë nuk ka bërë vaki dhe do të ngelet në histori ndalimi i hyrjes së patriarkut sërb drejt Kosovës.
"Deklaratë e pakuptimtë, por do të vazhdojnë të flasin për barrikadat sërbe, të cilat janë vetëm shenjë e pakënaqësisë dhe e luftës së popullit sërb për të qenë në të vetën dhe asgjë tjetër. Prandaj, dua t'ju informoj se jemi në një situatë të vështirë, por do të bëjmë më të mirën dhe do të kujdesemi në çdo mënyrë sesi të ruajmë paqen dhe stabilitetin dhe jo vetëm kaq, por dhe të mbrojmë njerëzit tanë në në veri të Kosovës e Metohisë.
komentet