Vuçiq: Nëse BE vendos anëtarësimin e Kosovës në KB në kapitullin 35-është e qartë se nuk na duan

Aleksandar Vučić
Burim: Print Screen RTS

Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë mbrëmjen e sotme se nëse Bashkimi Europian si kusht tek negociatat në kuadër të kapitullit 35, vendos anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara, kjo është ka domethënie të qartë se BE nuk e do Sërbinë.

Duke komentuar thëniet se nëse Këshilli i Europës mund t’i paraqesë Komisionit që në kapitullin 35 të vendosë dhe përmbushjen e marrëveshjes së Ohrit, Vuçiq për RTS ka thënë se nuk mendon se kjo do të jetë e mundur sepse kjo për Sërbinë do të ishte mbyllje e portës për Unionin.

Vuçiq ka ripërsëritur se liderëve europianë pambarimisht u ka ripërsëritur atë çka Sërbia mund të përmbushë, e çka nuk është e mundur.

"Nëse vendosni anëtarësimin e Kosovës në KB si pjesë e kapitullit 35, atëherë është e qartë se nuk e doni Sërbinë. Unë nuk besoj se kjo është e mundur dhe mendoj se i tillë vendim nuk do të merret” beson presidenti i Sërbisë.

Përsa i përket gjërave të tjera nga Brukseli dhe vlerësimit se Sërbia është e gatshme të çelë edhe një kapitull të tërë, Vuçiq tha se dhe vetë e di për këtë rast.

"E di që jemi të gatshëm si në kuptimin ekonomik dhe energjitik. Jemi mjaftueshëm të gatshëm jo vetëm t’a çelim por edhe pas kësaj periudhe kaq të shkurtër të përmbyllim kapitullin, por na thanë se varet nga bisedimet me Prishtinën“ ka thënë Vuçiq.

Ky i fundit përsërit se e rëndësishme është që Sërbia të jetë në rrugën europiane, por dhe që është mirë që qytetarët të shikojnë se vendi po punon mirë.

Me Melonin dhe rreth përfshirjes së Italisë në dialogun Beograd-Prishtinë

Vuçiq duke folur për vizitën e ardhshme të kryeministres italiane Xhorxhia Meloni, ka thënë se pret që të bisedojë edhe për Kosovën pasi Meloni është shprehur se Italia do të përfshihet aktivisht në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit.

Ai shtoi se do të bisedohet dhe rreth bashkëpunimit dypalësh dhe marrëdhëniet ekonomike të dy vendeve.

“Italia për ne është një prej partnerëve më të rëndësishëm. Pres bisedë të përzemërt dhe të mirë. Faleminderit Xhorxhia Meloni që vjen në Sërbi dhe këtë po e them nga Dubai. Ky është lajm i mirë për vendin tonë dhe dëshmon sesi Sërbia është e pozicionuar dhe që ka respekt në të gjitha vendet e botës” ka thënë Vuçiq.

Ky i fundit bëri të ditur se më 10 dhjetor Sërbinë e vizitojnë presidentët e Azerbajxhanit dhe Bullgarisë, të cilët janë të ftuar për takime bilaterale çka është siç tha, e rëndësishme për stabilitetin energjitik dhe raportet me partnerët bullgarë.

Si të luftojmë kundër ndryshimeve klimatike, kur shumë të holla shpenzohen për armatim

Presidenti i Sërbisë në Emiratet e Bashkuara Arabe ka biseduar me sheikun Muhamed bin Zajed për të cilin ka thënë se është mik i sinqertë i Sërbisë.

“Sheiku është mik i madh. Kur e dini, që para meje kishte takim me Makronin, predsidentin e Indonezisë dhe Erdoganin, e pas meje dhe me Sholcin, flet se gjendemi nën shoqërinë e të rëndësishmëve në botë. Sheiku ka raport të sinqertë miqësor ndaj vendit tonë” ka thënë Vuçiq i cili në Emiratet e Bashkuara Arabe merr pjesë në samitin Global rreth luftës kundër ndryshimeve klimatike “COP28“.

Tha se ndryshimet klimatike janë probleme të mëdha për të gjithë botën, ndërsa pasojat e tyre janë-katastrofale për njerëzimin.

Në deklaratën e tij në samit dëshironte të ngrinte të tjera probleme:

“Si të presim që marrëveshjet të përmbushen nga Parisi, Glasgou nëse tre herë më shumë të holla shpenzohen për armë dhe municione, sesa për luftën kundër ndryshimeve klimatike. Nuk ka marrëveshje për principet dhe rregullat në të cilën është bota. Nuk di se cilat principe respektojmë, nuk respektohet statuti i KB, e pastaj vështirë të kesh shumë optimizëm” ka thënë Vuçiq dhe shikon shumë interesa të kundërta të fuqive të mëdha.

Vuçiq u shpreh se dhe sot në tubim më shumë u fol për Izraelin, Palestinën, Ukrainën, Rusinë, Kinën, Tajvanin...

“Duhet të pesëfishojmë rimëkëmbjen e burimeve energjitike sa më parë që të jetë e mundur. A është kjo e rëndësishme për ne. Gjithçka është e rëndësishme, por unë vendos pyetjen e cila nuk është vetëm kryesore por përmbajtësore-cilat parime, marrëveshje dhe rregulla në botë mbajmë? Cili ky rregull vlen për të gjithë dhe jo vetëm për të mëdhenjtë?” ka thënë Vuçiq.