Vuçiq: Pjesa më e rëndësishme e marrëveshjes-BKS nuk është zbatuar për 10 vite dhe nuk ka shpresë se do të shkohet deri tek kjo
Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë mbrëmjen e sotme se prej më shumë se 10 vite nuk është zbatuar marrëveshja e Brukselit në pjesën më të rëndësishme të saj-formimin e Bashkësisë së Komunave Sërbe, duke shtuar se momentalisht nuk ka asnjë shpresë që të shkohet deri tek kjo. Ai ka thënë se Sërbia do të bëjë gjithçka për të ruajtur paqen, por në anën tjetër ka shkallë të madhe të papërgjegjshmërisë.
Vuçiq në konferencën e përbashkët për mediat me kryeministrat e Holandës dhe Luksemburgut ka theksuar se ende është në fuqi marrëveshja e Brukselit e cila është nënshkruar prej më shumë se 10 vitesh.
"Ende nuk është zbatuar pjesa më e rëndësishme, formimi i BKS dhe ky është parakusht që çdo gjë tjetër të përmbushet nga ana e Sërbisë dhe në këtë stad nuk ka madje as shpresë se do të shohim formimin e saj. Njëkohësisht, është e lehtë të përmendet se ushtrohet presion, se do të vendosen sanksione, jemi mësuar ne me këto, kemi pasur në vitet ’90 sanksione, Sërbia u sulmua brutalisht nga NATO, gjë që nuk u ndërmorr në përputhje me KS të KB, ju këtë e interpretoni ndryshe“ ka thënë Vuçiq duke i’u përgjigjur pyetjes së gazetarit nga Holanda.
Vuçiq shton se presionet janë diçka që jemi mësuar dhe tha se beson se duhet folur për gjithçka dhe për këtë arsye i është mirënjohës Ruthit dhe Bethelit që flasin me të dhe duan të ndihmojnë.
Ai gjithashtu theksoi se BKS nuk është vetëm në veri, katër komuna, por edhe gjashtë komuna në jug, por kjo nuk është përmbushur.
"Shpresoj se do të arrijmë të ruajmë paqen” ka thënë Vuçiq dhe shtoi se përsa i përket masës së de-eskalimit, njëra duhet të zbatohet së bashku, simultanisht pritet në të, ndërsa për dy masat e tjera Sërbia i ka zbatuar.
Vuçiq shton se Sërbia merr përsipër të jetë partner i besueshëm dhe i përgjegjshëm.
Sërbia do të bëjë çmos për paqen, por nga ana tjetër ka shkallë të madhe të papërgjegjshmërisë
Presidenti i Sërbisë tha se u ka premtuar bashkëbiseduesve se Sërbia do të bëjë gjithçka që është e mundur për të ruajtur paqen dhe stabilitetin, por shtoi se është i shqetësuar, pasi nivel të tillë të papërgjegjshmërisë që e ndesh tek pala tjetër, deri më sot nuk e ka parë ndonjëherë.
Vuçiq ka thënë se i vjen mirë që kanë qenë plotësisht të sinqertë, duke shtuar se i vjen keq që me ta nuk ka ardhur kryeministri i Belgjikës, Alexandër de Kro i cili e anuloi vizitën për shkak të ngjarjeve në vendin e tij.
„E rëndësishme është që qytetarët e dinë që nuk egzistojnë tema të lehta. Kemi biseduar për Kosovën e Metohinë, për çështjet rajonale. U pa nga fjalët e Rutesë dhe Betelit sesa këndështrim të ndryshëm kemi për Kosovën e Metohinë. Nuk dua të përmend detajet, jo se ata e njohin Kosovën, por edhe historinë e sulmeve ndaj gazetarëve në Kosovë dhe askush nuk foli për të shtënat ndaj sërbëve.... Kanë qenë shtatë të shtëna ndaj sërbëve këtë vit dhe askush nga gazetarët nuk u plagos rëndë. Dhe arsyeja e ardhjes së tyre në Zveçan ishte sulm në hapësirat e komunës të atyre që nuk kanë se çfarë të kërkojnë sepse morën gjithçka me 1% të votave të zgjedhësve" ka sqaruar Vuçiq.
Vetëm kaq shtoi ai, mund të shikohet sesa e rëndë është pozita e Sërbisë.
"Ata dëshirojnë të shikojnë stabilitet, marrëdhënie të mira, se do të interesoheshin për gjithçka që po ndodh, se do ta dinin çdo detaj”, ka thënë Vuçiq.
Ky i fundit bëri të ditur se kanë biseduar edhe për problemet në kuadër të regjimit të vizave, politikës së vizave të Sërbisë.
Sërbia, theksoi ai, ka bërë disa gjëra në periudhën e kaluar, ka përmbushur gjithçka që kishte premtuar qysh prej takimit të fundit në Tiranë.
“Besoj se mund të bëjmë ende shumë. U thamë se jemi të hapur për të diskutuar gjithçka në lidhje me sundimin e ligjit, se e dimë se cila është puna jonë që duhet të përmbushim në kuadër të zbatimit të strategjisë së medias, të drejtat e të gjithë njerëzve që janë të ndryshëm nga pjesëtarët e pakicave kombëtare, deri tek personat me orientim të ndryshëm seksual. Përfaqësuesit e OJQ janë plot me kritika ndaj qeverisë së Sërbisë e në veçanti kundër meje. Na thanë se tek ne nuk respektohen të drejtat e pjestarëve të LGBT, se emërimi e Ana Bërnabiqit në postin e kryeministres, është vetëm justifikim dhe ndjesë për të mos bërë asgjë. Se të drejtat duhet të jenë më të mëdha”, tha ai.
Vuçiq tha se problemi më i madh është se në 300 ditë në vit diçka bën dhe i drejtohet publikut në vend që të mos bëjë asgjë për 365 ditë dhe të postojë dy herë në ditë në Tuitter.
Ai përkujtoi se tregtia e Sërbisë me vendet e Beneluksit, ka kaluar nivelin e 2 miliardë eurove dhe se vendet prej këtij rajoni, janë ndër investitorët më të rëndësishëm në Sërbi.
Vuçiq vuri në dukje Delez, i cili është aktor i rëndësishëm në tregti në Sërbi, dhe shtoi se ka ende numër të madh investitorësh nga Beneluksi të interesuar për të investuar në Sërbi.
Vuçiq falënderoi për investimet, mbështetjen drejt rrugës europiane të Sërbisë dhe shprehu besimin se në periudhën e ardhshme, do të mund të dalë me lajme më optimiste për Sërbinë.
Rreth trazirave në Francë dhe mungesën e reagimit të BE: Standardet e dyfishta nuk kanë lindur dje
Pyetjes nëse në bisedimet e sotme është diskutuar situata në Francë dhe si e shikon mungesën e reagimit të BE për këtë çështje e cila ishte mjaft e ashpër në rastin e protestave në Sërbi gjatë pandemisë Covid-19, Vuçiq tha se standarde të dyfishta nuk kanë lindur dje dhe se Sërbia është mësuar me to.
“Mbështes shtetin francez dhe presidentin, përherë jam me organet e rendit. Nëse dikush do të më thotë se është bukur apo demokratike të digjen ndërtesa dhe makina... Kjo nuk është as e bukur, as demokratike, as e zgjuar ose e dobishme. I uroj Francës gjithë të mirat dhe besoj se do të arrijë t‘a zgjidhë këtë” tha Vuçiq.
0 komentet