Vuçiq: Prishtina ka gënjyer partnerët e vet perëndimorë, do të gjejmë mënyrën për të ndihmuar sërbët në K&M
Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë sot se Sërbia do të gjejë mënyrën për të ndihmuar popullin sërb në Kosovë ku sot sërish është ndalur transporti i dinarëve, duke theksuar se kjo lëvizje veçse flet për synimet finale të Prishtinës.
Vuçiq ka thënë se Prishtina ka gënjyer partnerët e vet perëndimorë që vendimi për ndalimin e dinarit të shtyhej.
"Kam pasur të drejtë në seancën e KS të KB se asnjë lloj anulimi nuk do të ndodhë pasi ata mashtrojnë partnerët e vet ndërkombëtarë se do të pezullojnë vendimin dhe më normalisht t’a lënë dinarin në funksion për dy apo tre muaj të tjerë. Në përputhje me këtë do të reagojmë dhe shikojmë sesi të ndihmojmë popullin tonë në Kosovë”, ka thënë Vuçiq sot në Nish.
Ai ka thënë se tani pret reklamimin e të gjithë atyre që krijuan dhe mbështesin këtë “pushtet të keq dhe kriminal në Prishtinë”.
"Në çdo rast, njerëzit tanë duhet t’a dinë se do të kujdesemi dhe gjejmë zgjidhje. Për ne ky është tregues tërësisht i qartë se çfarë mendojnë për popullin sërb dhe cili është qëllimi i tyre final", tha Vuçiq.
Ky i fundit tha sot se Sërbia do të ruajë neutralitetin e vet ushtarak dhe do të mbrojë qiejt dhe qytetarët e vet.
Me rastin e vizitës në Nish për të inspektuar armët dhe pajisjet e Ushtrisë së Sërbisë ai tha se Sërbia duhet të mësojë shumë nga e kaluara dhe të investojë për zhvillimin e mëtejshëm dhe përparimin ekonomik, por e një rëndësie të veçantë është dhe ruajtja e lirisë.
"Vlera më e lartë është liria. Lirinë kurrë nuk duhet t’a humbim", ka thënë Vuçiq duke theksuar se është krenar që udhëheq vendin i cili merr vendimet e veta në mënyrë të pavarur.
Me këtë rast për herë të parë u prezantua sistemi i operimit elektronik Repelent që ka për qëllim luftën ndaj dronëve.
Në prezantimin e pajisjeve ushtarake në kompleksin e kalasë së Nishit, merrnin pjesë ministri i mbrojtjes Millosh Vuçeviq dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Sërbisë Millan Mojsilloviq.
Në Nish janë ekspozuar sisteme luftarake dhe jo luftarake, armë të shumta, pajisje ushtarake, si dhe produkte të industrisë së mbrojtjes sërbe.
0 komentet