Vuçiq për pushtimin e Policisë së Kosovës në “Rajska Banja”: Duan të shkatërrojnë emrin dhe mbiemrin serb në Kosovë e Metohi

Aleksandar Vučić
Burim: Kosovo Online

Dëshirojnë të fshijnë fillimisht emrin Banjskë, pastaj të fshijnë emrin dhe mbiemrin serb në Kosovë e Metohi dhe këtë po e bëjnë tërësisht me heshtjen e madhe të botës, komentoi sot presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq se Agjencia Kosovare e Privatizimit ka konfiskuar hotelin në Banjskë dhe ia ka dhënë Policisë së Kosovës me qira.

Vuçiq thekson se autoritetet e Kosovës janë duke i kryer veprimet e lartpërmendura ndërkohë që bota po hesht.

"Dëshirojnë të fshijnë emrin e Banjskës dhe kompleksin në të cilin kemi investuar shumë para dhe të fshijnë emrin dhe mbiemrin serb dhe këtë po e bëjnë tërësisht me heshtjen e madhe të botës", tha Vuçiq.


Mirëpo, siç thotë ai, pavarësisht nga të gjitha sulmet dhe veprimet e tyre kundër serbëve, ata nuk do të arrijnë t'i dëbojnë nga Kosova.

Kujtojmë se më 19. dhjetor, me asistencën e Policisë së Kosovës, Agjencia Kosovare e Privatizimit ka marrë përsipër menaxhimin e kompleksit “Rajska banja” në Banjskë të Komunës së Zveçanit, si "aset i ndërmarrjes shoqrore të Kosovë" dhe ia ka dhënë me qira Ministrisë së Punëve të Brendshme.