Vuçiq: Sërbia i vetmi vend në Paris që nuk është anëtar i BE, NATO dhe as pjesë e Koalicionit Vullnetar

Vučić Pariz 13 07 2026
Burim: Instagram

Presidenti Aleksandar Vuçiq ka thënë në Paris pas darkës solemne që mbajti në Pallatin e Elizesë presidenti i Francës Emanuel Makron për nder të liderëve botërorë, shefave të shteteve dhe qeverive ku nesër do të asistojnë në paradën ushtarake me rastin e Ditës së rënies së Bastijes, se pati takime dhe biseda të panumërta me zyrtarë të huaj. Ai u shpreh se Sërbia është i vetmi vend që është ftuar ku nuk është anëtar i Unionit Europian, NATO e as pjesë e Koalicionit Vullnetar.

Vuçiq falenderoi presidentin Makron për ftesën që mori Sërbia për të asistuar në këtë tubim.

“Kjo është darkë solemne me rastin e Ditës Kombëtare të Francës. Nesër është parada e madhe dhe do të prezantohet Unioni Europian, NATO dhe Koalicioni Vullnetar. Të gjitha vendet anëtare të NATO do të kenë përfaqësuesit e tyre-disa me 20 ushtarë, dikush me 200, ndërsa Ukraina besoj se me më shumë. Ne jemi i vetmi vend që nuk është anëtar as i Unionit Europian, as i NATO, as i Koalicionit Vullnetar që janë prezent këtu me aq sa kam kuptuar”, ka thënë Vuçiq.

Ky i fundit shtoi se prezent është dhe Norvegjia që nuk është anëtare e Unionit Europian por që është pjesë e NATO, si dhe Austria që nuk është anëtare e aleancës ushtarake por që është pjesë e Unionit Europian.

“Kështu që jemi të vetmit që morëm këtë ftesë dhe ky është nder për vendin tonë. Mirënjohje për presidentin Makron”, ka thënë Vuçiq.

Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq asistoi në darkën solemne që u mbajt me rastin e Festës Kombëtare të Republikës së Francës në nderim për shefat e shteteve dhe qeverive që shtroi presidenti i Francës Emanuel Makron.

Vuçiq në publikimin e tij në llogarinë e vet në Instagram “buducnostsrbijeav“ vuri në dukje se Franca është një prej partnerëve më të rëndësishëm të Sërbisë.

“Besoj se do të vijojmë të ndërtojmë marrëdhënie bazuar në besim të ndërsjelltë, respektimin dhe interesat e përbashkëta. Në kohët e rrethanave ndërkombëtare komplekse, dialogu, bashkëpunimi dhe mirëkuptimi ngelen rruga më e rëndësishme për ruajtjen e paqes, stabilitetit dhe prosperitetit“, tha Vuçiq.

Ky i fundit theksoi se në Paris me rastin e kremtimit të Ditës Kombëtare të Francës dhe Ditës së rënies së Bastijes, që simbolizon vlerën e lirisë, barazisë dhe unitetit, pata rastin që të bisedoj me mjaft liderë botërorë dhe europianë për sfidat më të rëndësishme me të cilat bota sot përballet.

“Për vendin tonë është e rëndësisë vendimtare që të jetë prezent aty ku bisedohet për të ardhmen e Europës dhe botës dhe mbron vazhdimisht shtetin tënd dhe interesat kombëtare”, thotë Vuçiq.

Darka solemne u mbajt në Pallatin e Elizesë para të cilës presidentin Vuçiq e priti presidenti i Francës Emanuel Makron.