Vuçiq: Terror i dukshëm i Kurtit dhe e çuditshme sjellja e Euleksit, sërbët nuk do të ngelen pa paga
Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë sot pas bastisjes së policisë kosovare në ambjentet e organeve të përkohshme dhe të postës në jug të Ibrit, se terrori i Prishtinës ndaj sërbëve është i dukshëm nën shprehjen e frikës dhe pafuqisë nga ndryshimet që vijnë pas ndryshimit të pushtetit në SHBA. Ai tha se është e çuditshme sjellja e Euleksit në terren dhe se po pritej gjatë reagimi i BE. Ai tha se sërbët në Kosovë nuk do të ngelen pa paga.
“Sërbët nuk janë pa punë dhe nuk do ngelen pa punë. Do të kenë paga dhe do të mbajnë familjet e tyre, pasi Sërbia kujdeset për ta. Të gjithë që Albin Kurti i pushoi, nuk do ngelen pa paga, pasi Sërbia e ka marrë në dorë këtë dhe njerëzit do të mund të rrojnë” ka thënë Vuçiq për TV B92.
Ai theksoi se terrori i Prishtinës ndaj sërbëve është i dukshëm.
Konstatoi se pritej prej kohësh reagimi i BE, por dhe se kjo është hera e parë që dëgjon të përmendet "dy palët"
U shpreh dhe për sjelljen e çuditshme të Euleksit në terren.
Në konstatimin se policia Kosovare bastisi pa vendim të prokurorisë, i’u kthye se për këtë në Prishtinë mund të thonë se këtë nuk e kanë urdhëruar të huajt, por ka qenë vendim i Albin Kurtit.
“Kjo nuk është rezultat i forcës dhe fuqisë, por i pafuqisë dhe frikës nga ndryshimet e ardhshme”, ka theksuar presidenti i Sërbisë.
Vuçiq theksoi se ndryshimet në botë janë të pashmangshme dhe do të jenë "tektonike, të mëdha", ashtu sikurse Sërbisë nuk do t'i pëlqejnë të gjitha këto ndryshime dhe as nuk do të jetë perfekte.
“Por, në fjalorin sportiv, nuk do të luhet vetëm në zonën tonë të 16 metërshit, por do të luhet në mbarë terrenin. Situata do të jetë shumë më ndryshe nga 20 janari. Nervozizmi është i madh, ngado tek të gjithë. Dhe askush nuk e di se çfarë do të vijë” shtoi Vuçiq.
Ky i fundit tha se shteti i Sërbisë do të kujdeset për popullin sërb në Kosovë.
Vuçiq po ashtu ka bërë të ditur se së shpejti do të bisedojë me shumë sërbë të Kosovës, me përfaqësues të Listës Sërbe.
“Situata është e rëndë dhe së shpejti do të kemi bisedime. Do të takohem së shpejti me shumë sërbë të Kosovës e Metohisë, me përfaqësues të Listës Sërbe, me përfaqësues të të gjitha organeve sërbe në Kosovë e Metohi, por edhe me ata që na përfaqësojnë në institucionet krahinore”, ka sqaruar Vuçiq.
Ky i fundit theksoi se duke folur strategjikisht, Prishtina nuk mori njohje nga Sërbia dhe pritej që nga viti 2008 situata të bëhet gjithnjë e më e rëndë.
Duke folur rreth situatës në KB për çështjen e Kosovës, ai tha se fitorja e Sërbisë do të ishte më bindëse sesa mendojnë.
Sipërsëriti se edhe dy vende do të tërheqin njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe se në këtë moment pret vetëm se kur dhe në cilën mënyrë kjo do të shpallet.
“Kemi akoma vende me të cilat kemi biseduar. Mund të ketë edhe ndonjë vend që do të njohë Kosovën, por do të luftojmë pasi u kalua në ndryshimin e udhëheqjes” shtoi Vuçiq.
Ky i fundit përsëriti se situata në botë është e komplikuar dhe se pret momentin e duhur se kur do të mund të dalë me kërkesat e tij.
“Ajo çka të gjithë ju prej nesh kërkoni pak a shumë njohje të Kosovës. Ne këtë nuk do ta bëjmë. Atëherë prisni të forcoheni. Shikoj që mburret Maqedonci sesi forcon forcat e armatosura, sesa të forta janë. Detyra jonë është të heshtim dhe të punojmë ngadalë. Kjo duhet të jetë dhjetëfish apo njëzetfish më e fortë se e atyre”, ka thënë presidenti i Sërbisë. Ky i fundit theksoi se motorri i zhvillimit dhe forca thelbësore e Sërbisë në raport me gjithë të tjerët duhet të jetë ekonomia.
“Atëherë është gjithçka më e lehtë, e më pas do të presim dhe momentin politik” tha Vuçiq. Kundër sanksioneve së bashku me hungarezët
Duke folur për sanksionet amerikane, tha se të premten mbërrijnë ekspertët nga Rusia dhe nisin konsultimet me ta ndërkohë që tashmë është biseduar me amerikanët dhe se nesër do të ketë bisedime dhe me OFAC, institucionin që është kompetent.
Përsa u përket rusëve tha se u tha atyre “gjeni zgjidhje, vendosni ju”.
“E vetmja çka dëshiroj dhe që nuk do të lejoj është se as rusët, as amerikanët, as të tjerët nuk do të mund të luajnë me ne. Sërbia duhet të ketë naftë të bollshme dhe derivatet e saja dhe se rafineria duhet të punojë të ketë të gjitha pjesët e nevojshme. Kjo është e rëndësishme pasi Sërbia këtë vit duhet të jetë ekonomia më rritjen më të shpejtë në Europë” tha Vuçiq.
Ky i fundit u shpreh se bisedoi me shefin e diplomacisë hungareze Peter Sijarto, duke shkëmbyer mesazhe me kryeministrin Viktor Orban.
“Presim 20 janarin. Bashkarisht do të operojmë sepse këto sanksione prekin edhe hungarezët për shkak të Rosatom-it, pasi po punojnë në termocentralin bërthamor në Paksh me rusët. Do të tentojmë të bisedojmë me administratën e re amerikane. Nuk do të jetë e lehtë. Nuk është për ta prioritet”, theksoi ai.
Vuçiq theksoi se vendimi për sanksionet ishte hartuar me dinakëri dhe se nuk duhet të shpresohet shumë në këto bisedime.
“Por do të luftojmë dhe në këtë mënyrë së bashku me miqtë tanë hungarezë”, shtoi ai.
Vuçiq për deklaratën e ministrit të punëve të jashtme të Rusisë Sergej Lavrov se Sërbia nuk ka të drejtë të marrë vendim për shtetëzim, nënvizoi se asnjëherë nuk e ka thënë që do të bëjë këtë, ndonëse Sërbia e ka këtë të drejtë.
Tha se dikush Lavrovit i ka dhënë informacion të gabuar për atë që e thirri për marrëveshje me Rusinë.
“Ndaj ftuam Rusinë në konsultime. E informoj shokun Sergej se Sërbia nuk dëshiron të shtetëzojë pronat ruse” nënvizoi ai.
0 komentet