Vujinoviq: Ambasadorët thonë se çfarë mundë të pranojë nikoqiri, çfarë thuhet me dyer të mbyllura është tjetër çështje

Nikola Vujinović
Burim: Kosovo Online

Është mënyrë diplomatike që në vendin ku shërbejnë ambasadorët të thonë atë që do të tolerojë apo pranojë vendi pritës, kështu që mes deklaratave të ambasadorit amerikan në Beograd, Christopher Hill, se ai beson se njohja e Kosovës nuk do të jetë një kusht për hyrjen e Serbisë në Bashkimin Evropian dhe ambasadorit amerikan në Prishtinë Geoffrey Hovenier se dialogu duhet të përfundojë me njohje reciproke, nuk ka dallim thelbësor, thotë Nikola Vujinoviq, studiues i studimeve të sigurisë.

Ai po ashtu thekson se SHBA-të përpiqen për stabilitet në Evropë dhe nëse kjo do të thotë t'i thuhet Serbisë se nuk duhet ta njohë Kosovën, diplomatët do ta thonë këtë.

“Sigurisht, ambasadori amerikan në Prishtinë nuk mund të thotë asgjë tjetër përveç se Serbia do ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe Metohisë, ndërsa në Beograd Christopher Hill mund të flasë pak më ashpër, por ne e shohim që kur Hill është këtu si ambassador dhe ai dhe SHBA-të përpiqen të bëjnë sa më pak presion ndaj Serbisë për këtë çështje. Kjo mund të shihet si nga fjalët e tyre ashtu edhe nga sjellja e tyre kur bëhet fjalë për problemet tona të brendshme politike. Ata nuk duan të na bëjnë presion shtesë, por ne e shohim që kjo po ndodh në praktikë. Kapitulli 35 në negociatat me BE-në u miratua ashtu siç është dhe mendoj se njohja në fund do të duhet të vijë në një farë mënyre”, thotë Vujinoviq për Kosovo online.

Ai thekson se është detyrë e diplomatëve që të flasin në këtë mënyrë në publik dhe se çfarë mesazhesh dërgojnë me dyer të mbyllura është tjetër histori.


“Z. Hill dërgoi një mesazh shumë të butë që të mos mërziten më tej qytetarët e Serbisë, e kam fjalën për shumicën dërrmuese të qytetarëve në Serbi që janë kundër asaj ideje. Mund të supozojmë se ambasadorët amerikanë në Kiev dhe Moskë flasin ndryshe. Pra, me siguri ai në Moskë nuk e dënon agresionin rus në Ukrainë, pavarësisht se si duket nga jashtë. Pra, këto deklarata të Hill-it dhe Hovenier-it nuk janë diçka e papritur, madje mendoj se është më e papritur që Christopher Hill në Beograd nuk është pak më i ashpër për këtë çështje. Ai mund të thoshte 'do t'ia lëmë Bashkimit Evropian' dhe të mos thotë atë që mendon. Por çdo gjë mund të ndryshojë nesër, diplomacia është edhe që një gjë thua sot dhe një tjetër nesër”, thotë bashkëbiseduesi ynë.

Për atë se cila është politika zyrtare e Uashingtonit – nëse Serbia duhet ta njohë menjëherë Kosovën dhe kur apo jo, Vujinoviq thotë se SHBA-ja e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe se nuk do ta tërhijek njohëjen.

“Një zgjidhje që ata të mos e njohin më Kosovën është që ne ta pushtojmë dhe pastaj ta pranojnë që tani është territori ynë. Kështu do të harrojmë që ne e kemi njohur atë pavarësi. Prandaj, ne thjesht presim që ata ta mbrojnë atë pavarësi. Ajo që është interesante për këtë çështje është se prioriteti i tyre për momentin është stabiliteti i këtij rajoni. Ka mjaft probleme në Evropën Lindore, saqë ata tani do ta nxehnin më tej situatën. Shohim që disa vende nga Bashkimi Evropian po e bëjnë këtë për arsye të ndryshme, të cilat, padyshim, nëse SHBA-të nuk po i luftojnë aktivisht, atëherë nuk duan ta mbështesin. Dhe mendoj se nga kjo burojnë këto deklarata, në radhë të parë nga Christopher Hill, sepse ne jemi aktori kryesor me të cilin duhet të bisedojmë për atë temë”, thotë Vujinoviq.

Ai vlerëson se situata në frontin lindor nuk po ecën mirë dhe se është vetëm çështje kohe që “fronti ukrainas të shpërbëhet”.

“SHBA-të përpiqen për stabilitet dhe nëse ai stabilitet do të thotë se do të na thonë “nuk duhet ta njohësh Kosovën dhe Metohinë”, dhe çdo gjë e bëjnë sikur të jetë shtet i pavarur, do ta bëjnë këtë”, përfundon Vujinoviq.