Zhivanoviq: Interesi i Shqipërisë është që krimet që janë kryer në territorin e saj të mos përfshihen në vendimet e dënimeve në Hagë

Živanović
Burim: Kosovo Online

Avokati Zoran Zhivanoviq thotë për Kosovo onlajn se interesi i Shqipërisë është që në vendimet e dënimeve në Hagë të Hashim Thaçit dhe tre ish liderëve të UÇK të mos gjenden krimet e kryera në territorin e saj gjatë luftës në vitet 1998 dhe 1999 ku përmenden në aktakuza pasi në këtë rast do të shkohej deri në përfshirjen e Shqipërisë në këto krime.

Ai interes, sikurse beson, mund të jetë një prej arsyeve në të cilat Parlamenti i Shqipërisë dhjetë vite më parë miratoi deklaratën mbështetëse për ish liderët e UÇK që gjykohen në Hagë.

"Çdo shtet normal që kontrollon territorin e vet, nuk lejon që në territorin e saj disa grupe të armatosura, të quajtura ushtri apo diçka tjetër, të kryejnë dhunë, vrasje apo gjëra të ndryshme. Tek ta qëndron mbi kokë 'Shtëpia e Verdhë', e cila nuk është përfshirë në këtë aktakuzë, por nuk përjashtohet që një ditë të përfshihet. Raporti i Dik Martit tregoi përfshirjen shumë serioze të Shqipërisë si shtet në krimet në 'Shtëpinë e Verdhë'", bën të ditur Zhivanoviq.

Tek miratimi i deklaratës në Tiranë dhe atë të ngjashme që miratoi parlamenti në Prishtinë, ky avokat e shikon si shembull klasik të presionit mbi gjykatën.

“Ky është shembull klasik që një organ politik, pra dy organe politike, parlamentet e Kosovës dhe Shqipërisë, që në një farë mënyre i japin leksione gjykatës sesi duhet të gjykojë. Se duhet të gjykojë me drejtësi dhe paanësi dhe të japë vendime për lirim. Pra, ju po u sugjeroni atyre saktësisht se çfarë duhet të bëjnë”, thotë bashkëbiseduesi ynë.

Megjithatë, është i mendimit se as parlamenti tjetër, pra as Kosova dhe as Shqipëria nuk kanë forcë të tillë që të mund të ndikojnë tek Gjykata Speciale duke pasur parasysh se ajo është formuar nga Unioni Europian.

“Nuk jam i sigurt se këto deklarata mund të ndryshojnë në ndonjë mënyrë rrjedhën e gjyqit, i cili vijon prej tre vitesh dhe të ndryshojnë pamjen që ka dhënë prokurori që faktikisht është e tillë. Duke marrë në pyetje dëshmitarët, gjyqtarët treguan shumë qartë provat që flasin jashtëzakonisht jashtëzakonisht për fajësinë e të katër të akuzuarve”, vlerëson Zhivanoviq.

Ai njëkohësisht vë në dukje se diplomati britanik, i cili ishte ambasadori i parë në Shqipëri pasi u bë vend demokratik pas Enver Hoxhës, si dëshmitar në çështjen Thaçi në gjyq, foli për atë që detyra e tij kryesore ishte të parandalonte çfarëdolloj bashkimi të Kosovës me Shqipërinë, pra bashkangjitjen eventuale të Kosovës me Shqipërinë. 

"Mendoj se këto ambicie egzistojnë si nga njëra palë ashtu dhe nga tjetra dhe në fund të fundit, kjo deklaratë në Tiranë u bë praktikisht në sinkron me deklaratën në parlamentin e Kosovës, çka në një farë mënyre tregon tendencë të tillë të mundshme", thotë Zhivanoviq.

Sikurse shton ky i fundit, egzistojnë dallime nëse shikoni se kush votoi dhe si, sepse në Shqipëri pro deklaratës së UÇK votuan si opozita ashtu edhe pozita, ndërsa në Kosovë deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës braktisën seancën dhe nuk votuan as pro as kundër sepse anëtarët e tyre ishin viktima të krimeve të përshkruara në aktakuzë.