Zurof: Bashkësia ndërkombëtare të reagojë ashpër për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës
Drejtori i Institutit "Simon Vizental" Efraim Zurof është shprehur sot se bashkësia ndërkombëtare duhet të reagojë ashpër për nismën e Prishtinës për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës në jug të Mitrovicës, por dyshon nëse kjo do të ndodhë, transmeton RTV.
Për Tanjug Zurof ka thënë se kjo ka pak gjasa të ndodhë aq më tepër se Deva pasi u pranua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjasmë ka ndihmuar shërbimin e inteligjencës amerikane.
Me rastin e ditës ndërkombëtare të kujtesës së viktimave të Holokaustit, Zurof ka thënë se antisemitizmi gjithmonë ndër shekujsh egziston në tërë botën, por kohët e fundit është rritur si pasojë e rolit në rrjetet sociale.
"Ata lejojnë antisemitët të lidhen me të tjerët që kanë të njëjtat ide të tmerrshme, gjë që i trimëron dhe ndihmon që kjo urrejtje të përhapet lehtësisht" tha ai.
I pyetur përse në disa vende, si në Kroaci, glorifikohen thirrjet e ustashëve e po ashtu edhe simbolet po vihen në pah, Zurof thotë se “nostalgjia për ustashët është një fenomen i neveritshëm dhe fyes”.
"Ajo fyen kujtimin e viktimave të shumta, nxit urrejtje, antisemitizëm dhe paragjykimin," tha ai.
Sipas tij Holokausti është tragjedia njerëzore më e keqe në histori, e cila duhet të ndalet.
"Kjo nuk është katastrofë natyrore si tërmet, vullkan apo cunami. Është kryer prej qënieve njerëzore që do të thotë se njerëzit mund t‘a kishin parandaluar dhe kjo është arsyeja përse është e rëndësishme të mësojmë nga kjo fatkeqësi“ ka thënë Zurof.
Siç tha ai, disa njerëz i kanë harruar ngjarjet e Luftës së Dytë Botërore e disa jo.
"Ka nga ata që e mendojnë përditë për shkak të mënyrës sesi ka ndikuar në jetën e tyre, por sigurisht për të rinjtë kjo është histori dhe jo diçka e përjetuar“ ka thënë Zurof.
Sipas tij viktimat e nazistëve kanë qenë kryesisht hebrenj dhe vrasja e tyre ka qenë e paprecedentë në historinë njerëzore ndaj kjo është arsyeja përse shumë njerëz janë gjithnjë e më tepër të vetëdijshëm për vuajtjet e hebrenjve.
Kur bëhet fjalë për vuajtjet e sërbëve dhe romëve në Luftën e Dytë Botërore, Zurof thotë se në tragjedinë e sërbëve ka ndikuar politika e ish-presidentit të RSFJ Josip Broz Tito, i cili fshehu krimet ustashëve ndërsa, siç beson ai, romët nuk bënë shumë për t'i bërë publike vuajtjet e tyre.
I pyetur se çfarë duhet të bëjnë vendet që nuk janë distancuar nga krimet naziste, kryesisht në Evropën Lindore, për ta bërë të qartë se nuk janë dakord me të, Zurof thotë se duhet të thonë të gjithë të vërtetën për krimet e Holokaustit.
0 komentet