Zyra për KdheM: Edhe pas më shumë se dy dekadash askush nuk u mbajt përgjegjës për krimin në Livadicë
Zyra për Kosovë dhe Metohi ka lëshuar një deklaratë ku thuhet se edhe pas më shumë se dy dekadash nga krimi i tmerrshëm në Livadicë afër Podujevës ku mbetën të vrarë 12 serbë dhe 43 të plagosur, askush nuk është mbajtur përgjegjës.
“Sot bëhen 23 vjet që kur në territorin e Kosovës dhe Metohisë u krye një nga sulmet më monstruoze terroriste, ku mbetën të vrarë 12 serbë dhe 43 të plagosur. Në Livadicë afër Podujevës, autobusi i transportuesit “Nish Ekspres” është hedhur në erë nga shpërthimi i një mine që ishte vendosur nën urë në rrugën kryesore. Në autobus kishte serb të zhvendosur të cilët të shoqëruar nga ushtarët e KFOR-it po shkonin në Graçanicë për të shënuar Ditën e Përkujtimit”, thuhet në njoftim.
Theksohet se në këtë sulm monstruoz kanë vdekur: Sunçica Pejçiq, Zhivana Tokiq, Sllobodan Stojanoviq, Mirjana Dragoviq, Velko Stakiq, Nenad Stojanoviq, Millinko Kragoviq, Llazar Millkiq, Dragan Vukotiq dhe Nebojsha, Sneyhana dhe Danillo Cokiq, i cili ishte vetëm dy vjeç.
“Edhe pas më shumë se dy dekadash, as autorët e menjëhershëm dhe as drejtuesit e tyre nuk janë mbajtur përgjegjës për këtë vepër, e cila ndër të tjera dëshmon për paaftësinë dhe mosinteresimin e plotë të institucioneve të përkohshme të vetëqeverisjes në Prishtinë për t'u përballur me krimet e kryera në emër të të ashtuquajturës Kosovë e pavarur, por edhe pasivitetit të bashkësisë ndërkombëtare. Është rrënues fakti se ky rast u mbyll dhe se i vetmi i dyshuar Florim Ejupi, i dënuar me 40 vjet burg në procedurën e shkallës së parë, u lirua nga e ashtuquajtura Gjykata Supreme e Kosovës në vitin 2009, për shkak të në mungesë provash”, thuhet në njoftim.
Ata shtojnë se krimi në Livadicë ka ndodhur në praninë e forcave ndërkombëtare të sigurisë dhe pikërisht për këtë paraqet disfatë për bashkësinë ndërkombëtare në Kosovë, e cila ka rezultuar e pamjaftueshme për të garantuar sigurinë për serbët në Kosovë, si dhe drejtësi për të gjitha viktimat.
“Kujtojmë se ende nuk dihet se kush i ka vrarë fëmijët serbë në Gorazhdec, 14 korrës në Gracka e Vjetër, familjen Stoliq në Obiliq, kush pothuajse çdo ditë djeg dhe rrënon shtëpitë serbe dhe përdhos kishat dhe manastiret në Kosmet... Fatkeqësisht, serbët janë ende qytetarë të dorës së dytë në Kosovë dhe Metohi dhe janë të ekspozuar ndaj formave të ndryshme të diskriminimit, presionit dhe frikësimit, që synon t'i dëbojë nga krahina, dhe urrejtja që mori jetën e bashkatdhetarëve tanë në Livadicë është ende e gjallë, kështu që në një atmosferë të tillë është e pamundur të pritet që Prishtina të marrë pjesë në normalizimin e marrëdhënieve dhe krijimin e një shoqërie paqësore në Kosovë e Metohi”.
Siç thonë ata, pikërisht për këtë, kërkojnë nga bashkësia ndërkombëtare dhe nga Prishtina që të rihapin hetimet për të gjitha krimet ndaj popullit serb dhe joshqiptarëve të tjerë në Kosov, sepse derisa të bëhet kjo, Kosova do të jetë strehë dhe zonë e sigurt për zuzarët dhe terroristët.
“Dhe Qeveria e Republikës së Serbisë nuk do të ndalet kurrë së kërkuari drejtësi për viktimat e këtij krimi dhe krimeve të tjera monstruoze të kryera në mbarë krahinën”, përfundon Zyra për Kosovë dhe Metohi.
0 komentet