Zyra për KeM: Arrestimi i Radenko T. përpjekje për presion shtesë ndaj serbëve

kancelarija za kim baner
Burim: Kosovo Online

Zyra për Kosovë dhe Metohi njoftoi se arrestimi i Radenko T. nga Suhogërlla, në komunën e Skënderajt, është kryer me qëllim të ushtrimit të presionit shtesë ndaj popullit serb në Kosovë, si dhe krijimit të një „narrativi të rremë politik për serbët si kriminelë“ për shkak të aktgjykimit ndaj udhëheqësve të UÇK-së në Hagë. Në njoftim theksohet se Radenko T. i është siguruar një avokat.

Nga Zyra për Kosovë dhe Metohi bëjnë të ditur se arrestimi ndodhi në kulmin e krizës politike në Prishtinë dhe vlerësojnë se bëhet fjalë për një veprim të motivuar politikisht.

„Sa herë që Kurti ka krizë politike në Prishtinë, ai përpiqet ta maskojë atë me sulme ndaj popullit serb në Kosovë dhe Metohi, me arrestime të kundërligjshme dhe të motivuara politikisht, me rrënimin e pronës serbe dhe me veprime të tjera të njëanshme“, thuhet në njoftim.

Në njoftim shtohet se Radenko T. është arrestuar për një krim të pretenduar lufte dhe theksohet se ai, sipas pretendimeve të Zyrës, „madje nuk ka qenë kurrë pjesë e forcave policore“.

„Radenko T. i është siguruar një avokat, ndërsa përfaqësuesit tanë në terren janë në kontakt me familjen e tij, në mënyrë që atij t’i sigurohet mbrojtje juridike, ndërsa familjes së tij mbështetja e nevojshme“, bëjnë të ditur nga Zyra.

Siç shtohet, Zyra për KeM do t’i njoftojë për rastin e tij të gjitha misionet relevante ndërkombëtare, me kërkesën që këtë rast ta trajtojnë me seriozitetin më të madh dhe të reagojnë lidhur me këtë arrestim, të cilin Zyra e cilëson si të motivuar politikisht.

„Në mënyrë që Radenkos, por edhe serbëve të tjerë të arrestuar padrejtësisht, t’u garantohet respektimi i prezumimit të pafajësisë dhe të gjitha të drejtat njerëzore dhe procedurale që u takojnë, e të cilat serbëve në burgjet e Kurtit u cenohen“, thuhet në njoftim.